Gazetari rus s’përmbahet, shikoni çfarë i bën analistit të ftuar mes emisionit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 16:09 30-09-2016

Gazetari rus nuk përmbahet, por mes emisionit nxjerr me dhunë analistin ukrahinas. Gjithçka kishte lidhje me fluturimin e avionit MH17, i cili sipas ekspertizës gjermane u qëllua nga një predhë e prodhimit rus.

Andrei Norkin, që moderonte debatin për televizionin shtetëror NTV ka shtyrë me forcë analistin politik Sergei Zaporozhsky, me qëllim që ta nxirrte jashtë.

E gjitha ndodhi pasi analisti akuzoi moderatorin se po gënjente lidhur me investigimin gjerman për tragjedinë e avionit ku humbën jetën 298 njerëz, i ‘’Malasya Airlines’’ në korrik 2014.

Përplasja mes gazetarit dhe analisti ndodhi kur gazetari hodhi në publik informacionin se fillimisht bëhej fjalë për një raketë ukrahine.

‘’Nuk ka nevojë të më trajtosh kështu’’, i tha gazetari-analistit. ‘’Është e nevojshme, sepse po gënjen’’, iu kthye analisti.

‘’Nëse kjo ‘’dele’’  mendon që mund të më mësojë mua, e ka gabim. Kam punuar 26 vjet në gazetari’’, i tha në fund gazetari audiencës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shikoni videon e seksit”, Donald Trump nuk përmbahet ndaj Miss Universit
Marrëveshja e Parisit merr miratimin e vendeve të BE-së, do e ratifikojnë »
Article Logic
Execution time: 0.013504981994629
array(1) { ["section"]=> string(89) "gazetari-rus-s-permbahet-shikoni-cfare-i-ben-analistit-te-ftuar-mes-emisionit-video-54658" }