Gazetari serb publikon pamjet e rralla, minutat e fundit të Slobodan Millosheviçit para ekstradimit në Hagë (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 18:42 24-08-2019 Gazetari serb publikon pamjet e rralla, minutat e fundit të Slobodan Millosheviçit para ekstradimit në Hagë (VIDEO) Ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë Slobodan Milosheviç

Gazetari i njohur serb Stefan Cvetkoviç, ka publikuar disa pamje të rralla të shfaqet ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë Slobodan Milosheviç në vitin 2001.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Cvetkoviç ka publikuar një video ku shfaqet Slobodan Milosheviç, përpara transferimit nga Tuzla (Bosnjë dhe Hercegovinë) në Hagë, në vitin 2001.

Sipas mediave serbe pamjet tregojnë se Millosheviç është futur në dhomën e një baze ushtarake amerikane në kampin ‘Eagle’ në Bosnje dhe Hercegovinë, i shoqëruar nga një person me uniformë ushtarake.

Ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte edhe shkaktar i shpërbërjes së Jugosllavisë si dhe luftrave të zhvilluara në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Millosheviçi ishte një president ultra-nacionalist i cili synoi krijimin e Serbisë së Madhe me mjete luftarake.

Millosheviç u dërgua në Hagë, një vit pas kryengritjes popullore në Serbi, por ai vdiq nga infarkti në një qeli të Hagës në vitin 2006 pa iu bërë ende gjykimi nga Tribunali për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007256031036377
array(1) { ["section"]=> string(119) "gazetari-serb-publikon-pamjet-e-rralla-minutat-e-fundit-te-slobodan-milloshevicit-para-ekstradimit-ne-hage-video-176229" }