Gazetari SHERR në TV me zv.ministren e Brendshme: Keni 30 vjet të zhytur në LUKS! Rama ka 20 vjet që jep leje ndërtimi (DEBATI)

Publikuar tek: politike, më 20:07 01-12-2019 Gazetari SHERR në TV me zv.ministren e Brendshme: Keni 30 vjet të zhytur në LUKS! Rama ka 20 vjet që jep leje ndërtimi (DEBATI) Gazetari Ilir Demalia / zv.ministrja Rovena Voda

Gazetari Ilir Demaliaj dhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda janë përfshirë në një debat të ashpër televiziv përsa i përket menaxhimit të situatës pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit.

Demaliaj ka akuzuar qeverinë aktuale për keqmenaxhim të situatës, duke thënë se edhe autoritetet nga Kosova u paraqitën më të përgatitura sesa vendi ynë. Demaliaj nuk kurseu as akuzat në drejtim të politikanëve shqiptarë kur tha se për 30 vjet kanë punuar vetëm për luksin personal.

Zv.ministrja Voda tha se autoritetet shtetërore ndodhen në terren ku po bëjnë monitorimin dhe menaxhimin e situatës.

PJESË NGA DEBATI:

Demaliaj: E pe si erdhi Kosova, me infrastukturë me të gjitha paisjet...

Demaliaj: Pusho!

Demaliaj: Dhe kjo thotë jemi shtet i vogël,

Voda: Ti më flet për kosovën, zotëri hajde shiko çfarë është bërë këtu

Demaliaj: Ka 30 vjet, shihni lluksin e zyrave shtetërore. Tre herë ka qenë Edi Rama ministër Kulture, tre herë ka ndërruar godinën. Kjo është zonja Doda, keni menduar për luksin

Voda: Më fal, më fal. Ne po monitorojmë dhe menaxhojmë situatën në terren

Voda: Ishe me rritje ekonomike 1 për qind, dhe e ke me 3.4 për qind

Demaliaj: Unë nuk bëj propagandë për asnjë

Demaliaj: Të vërtetohen të gjitha pasuritë e politikanëve nga Gjiri i Lalzit. Edi Rama ka 20 vjet që jep leje ndërtimi, ka 30 vjet që shkatërrohet vendi. Lere tërmetin se tërmet bie kudo

Voda: A mund t’i kthej përgjigje? Për sa i përket politikanëve të korruptuar

Demaliaj: Nuk ke kulturë debati moj zonjë...

Voda: Zotëri e filluat që në fillim dhe po flisni pa etikë

Demaliaj: Ja ku i ke gazetat në Amerikë

Voda: Të lutem se kam mbledhjen e shtabit zotëri

Demaliaj: Këta nuk kuptojnë përgjegjësinë, ça pyetje t’i bësh këtyre. Këta janë në pozicion mbrojtje si krimineli

Voda: Absolutisht po kë quan kriminel ti, këtë qeveri që po bën reformën në drejtësi dhe SPAK e BKH

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077118873596191
array(1) { ["section"]=> string(130) "gazetari-sherr-ne-tv-me-zv-ministren-e-brendshme-keni-30-vjet-te-zhytur-ne-luks-rama-ka-20-vjet-qe-jep-leje-ndertimi-debati-188034" }