Gazetari shmang sulmin me bombë të ISIS në Londër

Publikuar tek: bota, më 18:21 27-06-2015 Gazetari shmang sulmin me bombë të ISIS në Londër

Një gazetar investigativ i gazetës britanike “The Sun”, ka shmangur një sulm me bombë në Londër i planifikuar nga ISIS. Bomba ishte parashikuar të shpërthente gjatë një atentati vetëvrasës në paradën e organizuar në Ditën e Forcave të Armatosura.

Gazetari i infiltruar pasi ishte vënë në kontakt me drejtuesit e Shtetit Islamik, ishte udhëzuar që të shpërthente bombën në Londër. Eksponenti i ISIS kishte mësuar gazetarin se si të ndërtonte një bombë artizanale me një tenxherë, e cila do futej në një çantë shpinte dhe do shpërthente në kurrizin e gazetarit.

Pas njoftimit të policisë nga gazeta britanike, u rritën masat e sigurisë gjatë paradës, ndërsa u është bërë thirrje njerëzve të ndjekin normalisht paradën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027483940124512
array(1) { ["section"]=> string(55) "gazetari-shmang-sulmin-me-bombe-te-isis-ne-londer-14778" }