Gazetari 'shpërthen' ndaj 'tipave të showbiz-it': Bëjnë video morali nga shtëpia, pastaj shfaqen në resorte bregdeti pa u bezdisur nga policia

Publikuar tek: aktualitet, më 08:36 16-04-2020 Gazetari 'shpërthen' ndaj 'tipave të showbiz-it': Bëjnë video morali nga shtëpia, pastaj shfaqen në resorte bregdeti pa u bezdisur nga policia Foto ilustruese

Gazetari Taulant Kopliku ka "shpërthyer" me anë të një postimi ndaj atyre që ai i quan "tipa të showbiz-it", pasi sipas tij ata bëjnë video morali për të qëndruar në shtëpi, dhe pastaj shfaqen të pashqetësuar nëpër resorte bregdeti.

Kopliku shprehet se është e papranueshme të shohësh foto e tyre çdo ditë nëpër portale, pasi ata e "ndajnë javën sa në bregdet e sa në Tiranë", pa u shqetësuar nga policia kur bëjnë 50 deri në 150 kilometër nga Tirana, duke shfrytëzuar statusin e tyre.

"Eshte e papranueshme, te shohesh çdo dite neper portale, fotot ketyre tipave te showbiz-it, qe shfaqen te pashqetesuar neper resorte bregdeti. Te njejtit qe bejne video morali nga shtepia, duke i mesuar hallexhinjve sesi te rrijne mbyllur. Dhe nuk eshte se qendrojne me kohe te plote atje por e ndajne javen sa ne bregdet e sa ne Tirane. Por skandalozja eshte se keta aristokrate te rinj te atËdheut tone te dashur, bejne 50 apo 150 km nga Tirana drejt destinacioneve turistike, pa u bezdisur aspak nga nje polici "strikte" e cila gjobit edhe nje qen apo mace qe sheh ne rruget e qyteteve", shkruan Kopliku në statusin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtohet numri i të prekurve nga COVID-19 në Kukës, 3 raste të tjera nga personeli shëndetësor
Po qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet 47 vjeçari në Durrës pasi i iku policisë, ja çfarë iu gjet në 'Audi' (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010504007339478
array(1) { ["section"]=> string(143) "gazetari-shperthen-ndaj-tipave-te-showbiz-it-bejne-video-morali-nga-shtepia-pastaj-shfaqen-ne-resorte-bregdeti-pa-u-bezdisur-nga-policia-202775" }