Gazetari “zbërthen” kodet e Ndranghetas: Kur thuhet mish derri nënkuptohen shuma të mëdha parash, mishi i derrit të zi do të thotë…

Publikuar tek: aktualitet, më 18:31 26-01-2021 Gazetari “zbërthen” kodet e Ndranghetas: Kur thuhet mish derri nënkuptohen shuma të mëdha parash, mishi i derrit të zi do të thotë… Enkel Demi

Përgjimet e antimafias italiane të cilat tregonin lidhjen e disa politikanëve dhe biznesmenëve shqiptarë me mafian e Ndranghetas, kanë ngjallur shumë debate, me opozitën që akuzon qeverinë për lidhjen me organizata kriminale.

Në përgjime flitet për biznese në fusha të ndryshme, ndërkohë që në një pjesë të tyre flitet se si mund të korruptohet një drejtues policie me mish derri apo djath mozzarella.

Por gazetari Enkel Demi me anë të një postimi është shprehur se “mishi i derrit” apo “mozzarella” janë mesazhe të koduara që përmendin mafiozët për të mos u kuptuar.

Sipas tij, kur thuhet “mish derri” nënkuptohen shuma të mëdha parash, ndërsa “mish ii derrit të zi” nënkupton kartmonedhën 500 euro.

Shkrimi i plotë:

Ka një zakon rilindas që pas çdo skandali kërkohet qesharakja, në mënyrë që e pabëra të bëhet e pabesueshme. Kështu u reagua edhe për përgjimet e organizatës mafioze, Ndragheta.

Fillimisht një shërbyes i regjimit mori përsipër t’i bënte përgjimet të paqena, tek deklaroi se nuk gjeti asngjë të dyshimtë në to, duke thënë se pati lexuar dora vetë gati dy mijë faqe dora vetë për tre ditë (çudi si i doli koha).

Madje, shërbyesi i zellshëm foli për megallomani shqiptare në këto përgjime. SPAK besoi shërbyesin që lexon më shpejt se një kompjuter dhe i ra për shkurt që hë për hë nuk ka ndonjë element krimi.

Fill pas këtyre të thënave dolën të tjera përgjime, të cilat shërbyesi nuk i raportoi dhe na del që shefi i policisë së Tiranës (në vitin 2017, se sot ka kapur majën e policisë) dhe zëvendësministri i Brendshëm janë shitur tek Ndrangheta me mish derri, mozzarella dhe produkte të tjera ushqimore.

Duke u nisur nga ngjashmëria e pamjes së shefit me derrin shpërthyen meme-t në rrjet, ndërsa media e qeverisë nisi të vinte në pah anën qesharake: “Qenka shitur për mish derri?”.

Në fakt, rilindasit nuk kanë si ta kenë kurrë pazarin kaq të ulët. Ata që kanë mbjellë e shitur dora vetë drogë, kanë urdhëruar vrasje, kanë ndërtuar pyje betoni kanë treg krejt tjetër.

Ndrangheta këtë e di, ashtu si dhe përgjuesit e saj. Prandaj, përherë mafiozët, kriminelët, të cilët e njohin rrezikun e përgjigmeve flasin me kod. Deshifruesit e kësaj të folmeje janë pjesë e rëndësishme e Antimafias dhe bëjnë zbërthimin e mesazheve. Fjala vjen, kur thuhet mish derri nënkuptohen shuma të mëdha parash, pasi në gjuhën e mafies së asaj krahinë të Italisë mishi i derrit të zi do të thotë kartmonedha euro 500-she. Me të njëjtën logjikë përdoret në bashkëbisedim mozzarella dhe produktet e tjera ushqimore.

Ndaj, këtu në këtë mes nuk ka asgjë qesharake, përkundrazi.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjedhjet dhe korrupsionet në spitale, reagon Shoqata e Infermierëve: Disave po ju shtohen të ardhurat në forma të tjera të padeklaruara, kemi kërkuar hetime
Planifikuan sulm terrorist në Shqipëri, dënohet me 7 vite burg 31-vjeçari në Gjermani »
Article Logic
Execution time: 0.013277053833008
array(1) { ["section"]=> string(133) "gazetari-zberthen-kodet-e-ndranghetas-kur-thuhet-mish-derri-nenkuptohen-shuma-te-medha-parash-mishi-i-derrit-te-zi-do-te-thote-236499" }