Gazetari zbulon ngjarjen që s’u raportua në media: U dogj një makinë e blinduar, dyshohet se...

Publikuar tek: aktualitet, më 20:36 18-04-2018 Gazetari zbulon ngjarjen që s’u raportua në media: U dogj një makinë e blinduar, dyshohet se...

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se një ngajrje e pa raportuar në media ka ndodhur këto ditë në Elbasan dhe mund të ketë lidhje me grupet kriminale që operojnë në këtë qytet.

Hoxha tha se disa ditë më parë në një servis të qytetit të Elbasanit është djegur një automjet i blinduar që dyshohet të ketë qenë në pronësi të fisit Çela. Sipas Hoxhës djegia është bërë nga rivalët e tyre, si kundërpërgjigje për një plagosje në Fushë Mbret.

“Është djegur brenda një servisi një automjet i blinduar dhe dyshimet janë që kjo të jetë bërë nga pjesëtarët e një grupi në përgjigje të një plagosje që ka ndodhur në Fushë Mbret, dhe dyshohet që automjeti të jetë në pronësi të Çelave dhe të jetë bërë nga kundërshtarët”, deklaroi Hoxha në News24.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Do t’ua nximë jetën”, Hoxha: Dërgoi 27 ADN për analiza, Prokurori u largua nga Elbasani. Pse Çelajt janë goditur, Çapjat jo
4 persona dhunuan qytetarin, shefi i komisariatit: Nuk i shoqëruam se ishte ditë pushimi (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013016939163208
array(1) { ["section"]=> string(97) "gazetari-zbulon-ngjarjen-qe-s-u-raportua-ne-media-u-dogj-nje-makine-e-blinduar-dyshohet-se-117392" }