Gazetari zbulon PROVËN e fortë që Tahiri tregoi në Gjykatë: Nxori foton me Ramën, kur erdhën Habilajt në Tiranë kishte takim qeveria në Dajt

Publikuar tek: aktualitet, më 19:05 19-09-2019 Gazetari zbulon PROVËN e fortë që Tahiri tregoi në Gjykatë: Nxori foton me Ramën, kur erdhën Habilajt në Tiranë kishte takim qeveria në Dajt Gazetari Trashgim Sokolaj

Gazetari Trashgim Sokolaj tregon detaje të reja nga seanca e sotme e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sokolaj shprehet se në Gjykata ka pasur një debatë me tone të forta pasi Saimir Tahiri ka nxjerr përpara trupit gjykues një foto me kryeministrin Rama.

“Gjatë seancës së sotme ish-ministri Tahiri ka pasur një komunikim me tone të ashpra duke i konsideruar akuzat ndaj tij si politike. Në vazhdim të një vendimi jo shumë juridik dhe ligjor, por më tepër sesa juridik-politik ka përmenduar edhe ministren aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, për të cilën ka thënë se e kishte informuar për çështjen e radarëve që fikeshin në Vlorë dhe në Durrës kur kalonin ngarkesat me drogë. Në seancën e sotme ai para Gjykatës, duke pranuar se nuk i ka paraqitur si prova në dosje, por si elementë shtesë për personalitetin e tij”, u shpreh Trashgim Sokolaj në Ora Neës.

Sipas gazetarit, Saimir Tahiri në foton e paraqitur sot në Gjykatë ka vërtetuar se në kohën kur Habilajt kanë ardhur në Tiranë dhe pretendojnë se janë takuar me “shefin e madh”, ai ka qenë në Dajt në takim qeveritar.

“Ai ka paraqitur sot një fotografi të takimit që ka pasur me kryeministrin Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar në kohën kur Prokuroria pretendon se vëllezërit Habilaj kanë ardhur në Tiranë dhe kanë takuar një person që ata thonë “shefi i madh”. Edhe avokati i Tahirit, por dhe vetë Tahiri ka thënë që nuk e sheh veten si “shef” të ndonjë grupi kriminal, por si një politikan që po përballet me këtë proces, duke e cilësuar proces pa prova dhe sipas tij i vetmi “shef politik” është Rama, por që nuk ka lidhje me akuzat që ka ngritur Prokuroria ndaj tij”, ka shtuar Sokolaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14055299758911
array(1) { ["section"]=> string(145) "gazetari-zbulon-proven-e-forte-qe-tahiri-tregoi-ne-gjykate-nxori-foton-me-ramen-kur-erdhen-habilajt-ne-tirane-kishte-takim-qeveria-ne-dajt-179054" }