Gazetari “zbulon” pse mungoi Rama në foton zyrtare në Samitin e Podgoricës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:22 03-08-2017 Gazetari “zbulon” pse mungoi Rama në foton zyrtare në Samitin e Podgoricës

Në takimet e fundit që kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar në Samitet Ndërkombëtare ka spikatur me atletet e tij të bardha të cilat janë komentuar së shumti nga media.

Ditën e djeshme, në Mal të Zi në Samitin e Podgoricës, Rama nuk ka hequr dorë nga atletet e preferuara dhe ndryshe nga përfaqësuesit e tjerë të Ballkanit, këpucët zyrtare të kostumit mungonin.

Por në një foto të të gjithë krerëve që morën pjesë në Samit, vihet re mungesa e Edi Ramës. Siç shihet dhe nga fotoja, të gjithë zyrtarët janë me kostum dhe këpucë serioze. Është aluduar shumë se kjo ka qenë arsyeja që Rama është përjashtuar nga imazhi përmbyllës i Samitit dhe ky fakt tanimë është kthyer në objekt humori në rrjetet sociale.

Shumë shkruajnë përmes humorit se kryeministri ka qenë duke lidhur atletet në ato momente ndërsa gazetari Denis Dyrnjaja bën një tjetër “zbulim” duke e lidhur me ultimatumet e dhëna së fundmi nga kryeministri.

“Këta janë liderët e Ballkanit së bashku me zv/Presidentin Amerikan Pence. Mungon Ed Rama sepse po ju bën gati këtyre ultimatumin që të japim dorëheqjen brenda 24 orësh!” shkruan me nota sarkastike Dyrnjaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024555206298828
array(1) { ["section"]=> string(78) "gazetari-zbulon-pse-mungoi-rama-ne-foton-zyrtare-ne-samitin-e-podgorices-88139" }