Gazetarja Anduena Llabani divorcohet nga bashkëshorti: Është mashkull perfekt por të tjera arsye na ndanë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:28 14-11-2016

Anduena Llabani, gazetarja e njohur e kronikës i ka dhënë fund martesës së saj me bashkëshortin. E ftuar në programin “VIP Zone” në Vizion Plus, ajo ka folur për jetën e saj private ku padyshim më i rëndësishmi është djali Aleksei.

“Është njeriu që më kujton se puna mbaron në orën 4 dhe që duhet të shkoj ta marr nga kopshti”, rrëfen Anduena ndërsa për bashkëshortin thotë se është një mashkull perfekt por janë të tjera arsye që e ndanë.

“Arditi është një mashkull perfekt. Ka qenë shumë tolerant, mbase dhe për faktin që më ka njohur në një situatë dhe në një moshë kur unë isha në kulmin e karrierës sime dhe e ka kuptuar që në fillim që unë kjo jam dhe nuk mund të ndryshoj. Nuk është bërë kurrë pengesë, nuk ka qenë i fiksuar tek gjërat e mia, përkundrazi ka qenë një mentor shumë i mirë. Ndërhynte atëherë kur duhej, më korrigjonte atëherë kur duhej. Nuk ka thënë kurrë “pse e bëre këtë” ose “ku ishe”. Është e vështirë të të pranojë një mashkull në konditat e mia, por kam pasur goxha mirëkuptim.

Ka të tjera arsye të cilat kanë çuar në prishjen e kësaj marrëdhënieje, e cila nuk mund të kushtëzohet as një nga një fëmijë, as nga dy, as nga dymbëdhjetë. Secili bën një zgjedhje në jetë dhe kjo zgjedhje bëhet për të qenë ti i lumtur...”, është shprehur gazetarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022215127944946
array(1) { ["section"]=> string(110) "gazetarja-anduena-llabani-divorcohet-nga-bashkeshorti-eshte-mashkull-perfekt-por-te-tjera-arsye-na-ndane-59444" }