Gazetarja Blerina Gjoka ka denoncuar gjëndjen e rëndë te “Kompleksi Dinamo”, aty ku mbeturinat kanë pushtuar të gjithë zonën, ndërsa nga Bashkia e Tiranës nuk ka patur asnjë reagim, pavërësisht se drejtuesit janë vënë në dijeni.
Gjoka shprehet se ka një muaj që fotot ua ka nisur stafit të bashkisë dhe vetë kryebashkiakut Erion Veliaj, por askush nuk vepron.
“Se për çfarë dreqin i paguajmë taksat e pastrimit se di por ky vend, kompleksi Dinamo, ku luajnë fëmijët e lagjes ‘Komuna e Parisit’ është një kosh plehrash. Tmerr! Kam një muaj që ua nis fotot Erion Veliajt në facebook e gjithë miqve që njoh në bashki. Asnjë veprim. A mund të më ndihmojë ndonjë media ta botojë të paktën? Qytetarët kokëulur sikur nuk kanë të drejtë të ngrenë zërin për qytetin e tyre”, shkruan gazetarja.
Kjo zonë shumë e frekuentuar nga fëmijët, vuan prej vitesh nga ky problem dhe bashkia nuk ka ndërhyrë asnjëherë për vendosjen e koshave të mbeturinave.