Gazetarja e njohur bën deklaratën e fortë: Njerëzit e ekranit janë kapriçozë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:47 23-04-2019 Gazetarja e njohur bën deklaratën e fortë: Njerëzit e ekranit janë kapriçozë

Gazetarja e njohur Aulona Minga ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’.

Prej 20 vitesh ajo ka qenë një nga figurat identifikuese të Televizionit Shqiptar prej të cilit do të shkëputej vetëm pak kohë më parë për të nisur një projekt të ri.

Gjatë intervistës së dhënë, Aulona foli për eksperiencën e saj shumëvjecare në ekran.

Ndër të tjera, e pyetur nëse kujton ndonjë moment të vështirë gjatë intervistave të saj, gazetarja u përgjigj duke thënë se njerëzit e ekranit jo gjithnjë janë interesantë. Siç tregon ajo, nganjëherë janë kapriçozë dhe nuk jepen lehtë.

‘Ajo që kam kuptuar unë është që jo detyrimisht njerëzit që merren me televizion, art, njerëzit e ekranit jo detyrimisht janë interesantë. Nganjëherë janë edhe më kapriçozë, është e vështirë dhe nuk jepen lehtë edhe pse mendohet që mund të jetë kështu. Kam vënë re që ata që janë pak më të heshtur, më të tërhequr apo që bëjnë profesionin e tyre pa ndonjë bujë të madhe kanë shumë për të treguar. Mua më ka pëlqyer gjithnjë të zbuloj këta njerëz’, tha gazetarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030923843383789
array(1) { ["section"]=> string(82) "gazetarja-e-njohur-ben-deklaraten-e-forte-njerezit-e-ekranit-jane-kapricoze-161582" }