Gazetarja e njohur e emisionit “Boom”, Fiori Dardha është infektuar me koronavirus.
Lajmin e bën me dije vetë ajo përmes rrjeteve sociale. Ndërkohë Dardha rrëfen se deri në shërimin e saj nga virusi, në krah të Rozana Radit do të jetë Erion Korini.
Përderisa këngëtarja, tashmë moderatore Rozana Radi, do të vijojë të jetë në ekran, kjo do të thotë se gjendja e saj është mirë dhe nuk ka shfaqur simptoma ao probleme shëndetësore.