Gazetarja e njohur 'shpërthen' ndaj Vjosa Osmanit: Në kohë vdekjesh e pandemie shkoi e bleu 100 mijë euro tokë

Publikuar tek: rajon, më 15:54 06-08-2020 Gazetarja e njohur 'shpërthen' ndaj Vjosa Osmanit: Në kohë vdekjesh e pandemie shkoi e bleu 100 mijë euro tokë Vjosa Osmani - Kimete Berisha

Gazetarja e njohur kosovare Kimete Berisha, ka 'shpërthyer' në akuza me anë të një postimi në rrjetet sociale ndaj kryeparlamentares së Kosovës Vjosa Osmani.

Ajo ka shprehur habinë e saj se si Osmanit i ka shkuar në mendje që në këto kohë pandemie të blejë tokë me vlerë 100 mijë euro.

Berisha thotë se as Merkel nuk blen tokë 100 mijë euro në kohë pandemie, ndërsa i drejtohet Osmanit me termin sherife.

"There is neë sheriff in toën, sivjet e paska blé një copë tokë 100,000 €.

Në kohë pandemie e vdekje, i ka ra n’mend me llaskucu, me shku me ble tokë me maskë.

Tamam sherife modeste. Prijëse e kamur e fiseve primitive.

Prandaj, bota perendimore e ka pá qe 20-të vjet kush e udhëheq Kosovën, hajna e grabitçarë të pangopshëm, një vend që u çliru nga armiku për me ‘vra veten’, dhe prandaj perendimi po pendohet që na ka çliru dhe është duke na braktis.

Merkel nuk blen tokë 100 mijë £ në kohë krize globale e sherifja blen.

Pse nddh kjo? Qysh shpenzon njeriu normal në kohē varfërimi global?

Sepse as që e sheh si krizë, sepse e sheh veç veten, nuk sheh larg hundës së saj. Prej se u çliru Kosova, pushtetet në përgjithësi e kanë plaçkit vendin. Si me qenë pushtuese.

Pushtuesi serb na ka vra, pushtuesit shqiparë na kanë lënë pa bukë e pa të ardhme. Na kanë çliru nga kriminelët serbë për me na ‘vra’ vetë. Qysh u bënë kaq të pasur politikanët e shtetit më të varfër në Evropë! Tjetra snobe, ministresha e jashtme, e paska ble një orë dore 11 mijë £. Ngjite edhe një dhëmbë t’dukatit, po ta nin. E gërditshme. Fukarallëk i madh shpirtnor.

P.S. Shumë jam nervoz", shkruan Kimete Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010898113250732
array(1) { ["section"]=> string(114) "gazetarja-e-njohur-shperthen-ndaj-vjosa-osmanit-ne-kohe-vdekjesh-e-pandemie-shkoi-e-bleu-100-mije-euro-toke-216296" }