Gazetarja i habit të gjithë: Populli nuk e ka ditur se për çfarë ka votuar në 25 qershor

Publikuar tek: politike, më 22:19 10-07-2017 Gazetarja i habit të gjithë: Populli nuk e ka ditur se për çfarë ka votuar në 25 qershor

E ftuar në emisionin “Tonight”, Gazetarja Anila Basha ka deklaruar se fushata e zgjedhjeve të 25 qershorit ka qenë e para fushatë ku partitë politike nuk dolën me program.

Ajo tha se qytetarët nuk kanë ditur se për çfarë kanë votuar. Madje gazetarja Basha tha se kryeministri Rama është duke bërë tani programin, duke pyetur popullin se çfarë duhet të bëjmë me timonin që mori në 25 qershor.

“Këtu nuk kishte program të partive politike se çfarë do të bënin mandatin e 4 viteve të ardhshme, madje zoti Rama vërtet kërkoi timonin, por tani ka shpalosur, “Ok unë timonin e mora, tani çfarë doni ju që të bëjmë me qeverinë”. Pra jemi duke bërë tani programin se çfarë do populli të bëjmë me timonin”, tha gazetarja Anila Basha. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024949789047241
array(1) { ["section"]=> string(93) "gazetarja-i-habit-te-gjithe-populli-nuk-e-ka-ditur-se-per-cfare-ka-votuar-ne-25-qershor-85699" }