Gazetarja i kthehet komentueses për vetullat e profesore Najada Çomos: Është turp, po të të bjerë, s’do i dallosh

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:17 21-03-2020 Gazetarja i kthehet komentueses për vetullat e profesore Najada Çomos: Është turp, po të të bjerë, s’do i dallosh Najada Como

Prej ditësh, njerëz të pamatur në rrjet, merren me vetullat e profesore Najada Çomos, një prej emrave më të ndritur të mjekësisë shqiptare, tejet profesioniste në punën e saj dhe një nga zonjat në frontin e parë të luftës kundër COVID 19.

Njerëzit e ngeshëm i dedikuan edhe meme madje vetullave doktoreshës së nderuar.

Ndërkaq, gazetarja Mira Kazhani i është kthyer një prej komentueseve të rrjetit duke i kujtuar se Çomo rrezikon veten për t’u shërbyer pacientëve.

“Mos u merrni me vetullat e doktoreshë Najadës, ju lutem se është turp. Kemi mundësi me qenë më të matur sot. Kjo gruaja është aty duke rrezikuar veten 24 orë për ty dhe për mua. Është mjeke siper e zonja. Po të të bjerë (uroj që jo) vetëm vetullat s’do i dallosh”, shkruan Kazhani.

Screenshot_1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010138034820557
array(1) { ["section"]=> string(117) "gazetarja-i-kthehet-komentueses-per-vetullat-e-profesore-najada-comos-eshte-turp-po-te-te-bjere-s-do-i-dallosh-199525" }