Kryetarja e rikonfirmuar e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar sot në emisionin “open” tha se beson që virusi është artificial.
Duke komentuar fotot e bëra publike dhe mediatike, në festën e aktorit të humorit Bes Kallaku, Kryemadhi tha se aty vetë Besi ia mati temperaturën të gjithëve dhe kur kërcenin ishin nëntë persona, jo dhjetë.
Kryemadhi: Qasja ime për virusin është e njejtë. Ka ardhur si rezultat i një krijimi në një laborator në Ëuhan.
Vasili: Revista ‘The Nature’ e thotë që është natyral.
Kryemadhi: Ndërkohë mbajtja e maskës në rrugë më duket absurde. E mbaj se dua të transmetoj mesazh pozitiv tek qytetarët. Gjatë zgjedhjeve e mbajta sepse kështu është rregulli.
Vasili: Po mirë po për fotot në ditëlindjen e Bes Kallakut? Ja ti shohim fotot, për të cilat foli dhe Rama.
Kryemadhi: Ti nuk mund të nxjerrësh fotot e mia private në një festë private. Përpara se të flasi Rama për fotot e Bes Kallakut të flasi për viktimat e morgut. E para, e dyta...
Vasili: Ju vjen keq që mori gjobë pronari i lokalit?
Kryemadhi: Sigurisht që më vjen keq. Unë s’kam ndejtur më shumë se një orë aty, dhe tavolinat nuk kanë qenë më shumë se 10 veta. Ne kemi qenë në distancë.
Vasili: Keni kërcyer..
Kryemadhi: Ishim 1,2,3...9 veta që po kërcenim jo 10. Aty Bes Kallaku i mati të gjithëve temperaturën kur hynë para se të fillonte ditëlindja. E rëndësishme është që të mos ngjallim panik, por kujdesje.