Gazetarja Lala: Shënjestra e sotme me tritol dyshohet se vrau me snajper Kastriot Reçin në Rrëshen

Publikuar tek: aktualitet, më 21:27 15-09-2020 Gazetarja Lala: Shënjestra e sotme me tritol dyshohet se vrau me snajper Kastriot Reçin në Rrëshen Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë sot në mbrëmje se ngjarja e ndodhur sot në stacionin e fundit të Tiranës së Re, i ka rrënjët në vitin 2017, me vrasjen e drejtorit të OSHEE Roland Saliu.

Lala thotë se përplasjet e familjeve Reçi dhe Gjini kanë qenë të ashpra, madje dyshohet se vetë shënjestra e sotme Prend Gjini ka qenë ekzekutori i Kastriot Reçit me snajper në Mirditë.

Ai u shoqërua nga policia, por nuk u gjet asnjë provë që e implikonin atë në vrasjen apo porositjen e saj nga vetë Gjini.

"Ngjarja nuk i ka rrënjët në vitin 2019, por në 2017 kur u vra kreu i OSHEE, Roland Saliu. Këtu filluan dhe përplasjet mes familjeve Reçi-Gjini. Janë vrasje që japim mesazhe. Duke goditur njeri-tjetrin, grupi e ka rrugën e hapur për të zhvilluar trafikun e drogës. Pista kryesore që ka ngritur Prokuroria e Tiranës është vrasja e Kastriot Reçit, i cili u vra me snajper në Rrëshen. Dyshohet se Prend Gjini, shënjestra e sotme mund të ketë qenë ekzekutori i Kastriot Reçit, edhe pse nuk ka prova ndaj tij. Prend Gjini është hetuar si një nga personat kryesorë që kanë pasur lidhje me ngjarjen e Rrëshenit", tha Lala.  

Gazetarja Bezat: Tritoli ishte vendosur në gomën e përparme nga ana e pasagjerit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010151147842407
array(1) { ["section"]=> string(104) "gazetarja-lala-shenjestra-e-sotme-me-tritol-dyshohet-se-vrau-me-snajper-kastriot-recin-ne-rreshen-220504" }