Gazetarja Marku diskutim mbi librin e Besnik Mustafajt: Edhe pse numri i lexuesve ka rënë, 'Ismailsat' më surprizuan

Publikuar tek: kulture-art, më 18:59 15-10-2019 Gazetarja Marku diskutim mbi librin e Besnik Mustafajt: Edhe pse numri i lexuesve ka rënë, 'Ismailsat' më surprizuan

Gazetarja e kulturës Arta Marku së bashku me Besnik Mustafajin kanë realizuar ditën e sotme një diskutim për librat me nxënësit e gjimnazit 'Ismail Qemali' në Tiranë.

Përmes një statusi në 'Facebook', gazetarja e quan këtë takim një eksperiencë që do t'i rikthehej sërish.

Sipas Markut, edhe pse numri lexuesve ka rënë, këta nxënës ishin tepër kureshtarë dhe nuk reshtën së pyeturi.

Statusi i plotë:

"Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare do ketë jetuar vetëm një jetë: të vetën. Kush lexon do të ketë jetuar 5000..." dhe Umberto Eco vijon duke nënkuptuar, me të drejtë, se ata që lexojnë e kanë nisur jetën e tyre, herët, tepër herët... kanë qenë aty kur Kaini vrau Abelin...

Thonë se numri i lexuesve ka rënë. Thonë, për më keq, se mes të rinjve s'ka, ose fare pak ka, lexues. Sot, takova disa nxënës, që më lanë të kuptoj të kundërtën... kureshtarë ndaj librit, letërsisë, shkrimtarit...

Me Besnik Mustafajn kaluam dy orë mes nxënësish të Ismail Qemalit. Një organizim tejet serioz i mësueses por dhe një dëshirë tejet e spikatur e nxënësve. Nuk mbaronin së pyeturi ndërsa zilja binte çdo 45 minuta për të sinjalizuar se orët mësimore mbaronin njëra pas tjetrës.

Ishte këndshëm me lexuesit e së nesërmes, ata që sipas Besnik Mustafajt do t'ia lexojnë veprën edhe kur ai të mos jetë, sidomos do t'ia përçojnë veprën siç e kanë në dorë lexuesit ta përçojnë... sikurse lexues pas lexuesish që e përçuan, ne sot lexojmë Homerin a Danten... Se pa lexuesit vepra nuk ka jetë...

ISMAILSA, ME KËNAQËSI DO TË RIVIJ, ME VETE DO TË KEM NJË SHKRIMTAR... mjaft që ju të jeni në një mendje me Borgesin që e përfytyronte PARAJSËN një lloj BIBLIOTEKE...

Dhe në fund, po jo për nga rëndësia: përgëzime Marsida! Marsida Dibra Jarani

72461938_482662718998554_4664435582691180544_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073750019073486
array(1) { ["section"]=> string(119) "gazetarja-marku-diskutim-mbi-librin-e-besnik-mustafajt-edhe-pse-numri-i-lexuesve-ka-rene-ismailsat-me-surprizuan-182193" }