Gazetarja pas fitores së Rozana Radit: M’u dhimbs ajo vajza... Pse t’i japim këto mesazhe?!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:48 11-12-2016 Gazetarja pas fitores së Rozana Radit: M’u dhimbs ajo vajza... Pse t’i japim këto mesazhe?!

Komentet për fituesin e Këngës Magjike, ashtu sikurse edhe çdo vit, kanë qenë nga më të larmishmet.

Gazetarja  Anila Tota nuk ka asgjë me fituesen e këtij edicioni, Rozana Radin por ka diçka në fakt për nmesazhin që u jepet fëmijëve.

“Mua më pëlqeu shumë që çastin e parë kënga që fitoi çmimin e parë ! Kishte tekst, muzikë, dramacitet dhe interpretim pavarësisht asaj vajzës së vogël që m’u dhimbs por ok ishte pjesë e grupit, ashtu ishte konceptuar! Artistikisht ok!

Por sot, mua më vjen keq ...që të rinjve e fëmijëve tu jepen këto mesazhe si triumfatore të artit në këtë formë!”, shkruan Tota ndërsa shton:

“Fëmijët e mi s'kanë parë dhunë  i ati është aty në çdo çast për ne e për shumë familje të tjera të shendosha. Pavarësisht situatës përreth e gabimeve njerëzore është zhgënjim i madh tu prishësh imazhin e Atit edhe nëse ai nuk shkon mirë me nënën apo edhe më keq se kaq. Historia e njerëzimit dhe psikologjia sociale apo psikike ka treguar se gjithmonë edhe kur prindërit pësojnë disfata, janë të sëmurë, janë të paaftë, gabojnë apo nuk janë të përgjegjshëm ata gjithmonë i duan fëmijët e tyre pavarësisht të gjithave! Janë aspekte e sjellje sociale, situata të paqarta , dhimbjet e gruas e nënës kursesi nuk duhet të krijojnë situata psikologjike apo ndikime për fëmijët! Është midis prindërve dhe zgjidhja e zgjedhja i takon atyre . Gra të dobta kategorizojnë burrat për fatin e tyre. Ato qëndrojnë aty sepse i duan ose i intereson e skanë zgjidhje por fëmijët mos i edukoni me urrejtje. Lërini të vendosin vetë, nëpër vite ata do të kuptojnë”, këshillon Tota.

“Një fëmijë i rritur me imazhe negative e papërgjegjshëmerie ndaj prindit (babai apo nëna) nuk do të ketë kurrë vetëvleresim dhe vetërrespektim pasi e "vret geni" e nuk do të dijë të dojë sepse ështe edukuar që nuk e kanë dashur !

Ky është vetëm mendimi im”, përfundon gazetarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033070802688599
array(1) { ["section"]=> string(91) "gazetarja-pas-fitores-se-rozana-radit-m-u-dhimbs-ajo-vajza-pse-t-i-japim-keto-mesazhe-62302" }