Gazetarja provokon avokatin: Tahiri ishte thuajse në lot! Maks Haxhia: Kjo është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina... (REPLIKAT)

Publikuar tek: politike, më 12:34 19-09-2019 Gazetarja provokon avokatin: Tahiri ishte thuajse në lot! Maks Haxhia: Kjo është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina... (REPLIKAT) Avokati Maks Haxhia gjatë intervistës

Ora 16:00 e ditës së sotme pritet të jetë vendimtare për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërkaq, teksa Tahiri po pret me durim jashtë ambienteve të gjykatës, Klodiana Lala ka marrë në intervistë avokatin e tij Maks Haxhia duke i bërë mes të tjerash edhe një pyetje provokuese.

"Ne e pamë zotin Tahiri thuajse në lot teksa kërkoi pafajësinë dhe i tha trupit gjykues: “E drejta ju përket vetëm juve dhe unë do pres verdiktin tuaj”, i tha Lala.

"Unë s’pashë të dilnin lot. Tahiri ka treguar se është burrë mbi burrat ka lënë mandatin për ketë punë", tha Haxhia më tej.

Ndërkohë gjatë intervistës Haxhia dha detaje të tjera rreth asaj se çfarë ndodhi sot në seancën e gjyqit.

Pjesë nga intervista:

Haxhia: Një prokuror që e sjell cështjen për gjykim do i qëndrojë asaj deri në fund edhe pse kishte argumentat ligjor, bazuar edhe në vendimin e Catanias, cështja duhej pushuar. Në kushtet e këtij procesi, ishte me të vërtetë një proces që krërkonte përqëndrim e investim. Gjej rastin të falënderoj edhe z.Tahiri, që kishte jetën e vet në këtë proces.

Ai paraqiti një sërë provash në kundërtshi me prokurorinë para gjykatës. Dua të them që është fat se Tahiri akuzohet për 3 vepra penale tej mase të rënda.Gjithë ajo që sollëm në gjykatë, ishte një servirje jo vetëm për opinion, paraqitja në mënyrë pomopoze e dokumenteve që nuk sollën një provë për ta fajësuar. 

Gazetarja: Prokuroria thotë se Tahiri i ka shitur makinën e tij Habilajve. A nuk është ky një implikim?

Haxhia: Vepra penale ka disa korniza juridike. Gjykata është e detyruar në zbatimin e interepretimit juridik. Shitja e makinës nuk përbën vepër penale. Aq më tepër siç është Artan Habilaj që nuk është me precedentë. Problemi është se një ish-ministër i Brendshëm akuzohet për tre akuza të rënda, si mund të akuzosh ti për shitjen e një makine që e ka blerë vëllai i të akuzuarve. Është detyrimi juridik dhe absolut i akuzës që të tregojë se përveç se të akuzojë edhe të provojë. Si e kanë kryer, me kë kanë bashkëpunuar. Në proces është provuar se Tahiri që në momentin që ka marrë detyrën si ministër, ka bërë tre kallëzime ndaj Habilajve.

Gazetarja: Këtu doja të ndalesha, ka dy vite që vazhdon gjyqi. Ju si mbrojtje mund t'i kishit paraqitur edhe më herët. Kur ka qenë problemi ka pasur përplasje mes institucionesh?

Haxhia: Të mos të spostohemi. Tre prokurorë të Krimeve të Rënda i janë drejtuar komisionit të mandateve për Saimir Tahirin, i kërkuan këshillit të mandateve për arrest me burg për Tahirin si pjesëmarrës në trafik të lëndëve narkotike. Të tre këta prokurorë për të hequr cdo aludim që ishin me ngarkesa politike thanë që kemi sjellë këtu e këmi këtë kërkesë vetëm mbi bazën e dokumenteve të Italisë.  

Prokuroria tha, jemi ne që e kemi nisur në 2016. Kjo është e provuar se sot për ta konkretizuar këtë mbojtje iu referuan shkresave. Po kjo prokurori që sot i sjell të pandehur, e bllokon çështjen dhe e hap pas 4 muajve.

Gazetarja: Tahiri gjatë gjithë kohës ka thënë se procesi ndaj tij është i montuar politikisht. Ndani të njëjtin mendim?

Haxhia: Kurrë nuk kam ngatërruar profesionin tim me politikën. Unë mbrojtjen e time e kam zgjedhur ta bëj në procesin juridik

Gazetarja: Tahiri e ka përmeduar Ramën, çfarë mesazhi kërkon të japë?

Haxhia: Shiko ca realitete kanë edhe pjesë të humorit brenda

Gazetarja: Nuk besoj se është rasti i Tahirit...

Haxhia: Ai tha kështu lidhur me një episod që flasin me njëri-tjetrin dhe thonë jam me shefin e madh. Tahiri u tha si aludoni ju që jam unë 'shefi i madh. Aq ta apasionuar jeni të më bëni mua përhjegjës, dhe unë paskam qenë në një drekë, ndërkohë unë atë ditë kam qenë ne Bruksel me Klajda Gjoshën dhe më pas kam ardhur dhe kam qenë me kryeministrin. Tani kush është shefi i madh jam unë. Në krim nuk jam unë. Se provohet që nuk jam dy copash. Shefi i madh dihet kush është i politikës

Gazetarja: Ne e pamë zotin Tahiri thuajse në lot teksa kërkoi pafajësinë dhe i tha trupit gjykues: “E drejta ju përket vetëm juve dhe unë do pres verdiktin tuaj”

Haxhia: Unë s’pashë të dilnin lot. Tahiri ka treguar se ëahtë burrë mbi burrat ka lënë mandatin për ketë punë.

Gazetarja: Thashë, thuajse në lot...

Haxhia: Natyrisht një gjendje emocionale se vihet në gjykim jeta e tij. Në vend të priste vlerësim për punën si ish-ministër vihet përballë akuzave të rënda dhe më e rendësishmja që të vë ne emocione është se ti nuk më sjell asnjë provë.

Të akuzosh ish-ministrin e Brendshëm për gjëra aq të rënda, e mos sjellësh asnjë provë... kjo është jo të qash por të ulërasësh, të hipësh mbi tavolinat e gjykatës....

Kam një mesazh të sinqertë e të rëndësishëm, ftoj politikanët, të bëjnë kujdes kur implikojnë politikisht bazuar në biseda të tilla telefonike sepse ajo që më shqetëson mua është precedenti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073390007019043
array(1) { ["section"]=> string(129) "gazetarja-provokon-avokatin-tahiri-ishte-thuajse-ne-lot-maks-haxhia-kjo-eshte-te-ulerasesh-te-hipesh-mbi-tavolina-replikat-179004" }