Gazetarja shqiptare rrëfen historinë: Kanë tentuar të abuzojnë kur isha 15 vjeçe, kisha veshur tuta dhe…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:27 06-06-2020 Gazetarja shqiptare rrëfen historinë: Kanë tentuar të abuzojnë kur isha 15 vjeçe, kisha veshur tuta dhe… Gazetarja Anxhela Baxhija

Gazetarja Anxhela Baxhija ka rrëfyer pasditen e sotme një ngjarje që i ka ndodhur në adoleshencë.

Në emisionin Pop Culture ku dhe punon, Anxhela ka treguar se kur ka qenë 15 vjeçe me të kanë tentuar të abuzojnë. Ajo tregoi se kishte dalë për të blerë diçka në dyqanin e lagjes, dhe rrugës një person e ka ndjekur dhe ka tentuar të abuzojë.

“Kjo javë për mua ka qenë e tmerrshme sepse më është kujtuar edhe një histori e imja. Kur kam qenë 15 vjeç kanë tentuar të abuzojnë me mua. Më kanë ndjekur me vrap në lagje teksa kam dal për në dyqan të blija një salcë makaronash siç më porositi ime më. Në momentin që dal nga dyqani ndjej hapa që vinin drejt meje, së pari mendova se ishte person i lagjes që po shkonte në shtëpi gjithsesi i shpejtova hapat e mi.

Më pas kuptova që ky njeriu jo thjesht shpejtoi hapat njësoj si unë por nisi një vrap të lehtë. Nuk dija ç’të bëja, ndalova dhe po bërtisja por asnjeri në rrugë nuk ktheu kokën të shihte ç’po ndodhte dhe pse një vajzë 15 vjeç e veshur me T-shirt dhe një palë tuta po bërtiste si e çmendur në lagje. Gjithçka që më erdhi ndërmend ishte: Zhduku se do të thyej këtë qelqin në kokë dhe largohu se kam babin polic, ndërkohë që babi nuk ishte polic”, ka rrëfyer ajo.

Screenshot_1.jpg
Screenshot_2.jpg
Screenshot_3.jpg
Screenshot_4.jpg
Screenshot_5_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096850395202637
array(1) { ["section"]=> string(108) "gazetarja-shqiptare-rrefen-historine-kane-tentuar-te-abuzojne-kur-isha-15-vjece-kisha-veshur-tuta-dhe-209303" }