Gazetarja shqiptare thumbon ndryshimet në qeverinë e re: Ministri i 'çudirave' shpërblehet me super ministri

Publikuar tek: aktualitet, më 20:48 27-08-2017 Gazetarja shqiptare thumbon ndryshimet në qeverinë e re: Ministri i 'çudirave' shpërblehet me super ministri

Gazetarja e njohur Sonila Meço ka reaguar me anë të një postimi lidhur me kabinetin e ri qeveritar të lajmëruar nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme në Asamblenë e PS.

Meço me ironi shkruan se është e paqartë në lidhje me shkrirjen e disa Ministrive nga kryeministrit Rama. “Qeveri e majtë zhbën ministrinë e Punës dhe Mirëqënies Sociale për të krijuar Ministrinë e Sipërmarrjes.Dhe ministri i 'çudirave' shpërblehet me super ministri.” Sakaq Meço ka bërë edhe lidhjen me atë çfarë ka thënë Rama disa javë më parë për sipërmarrësit dhe në takimin me kryeministrat e Ballkanit.

Postimi i plotë:

Se nuk e kuptova...

1. Kryeministri tha: 'Jam i turpëruar nga tregimet e sipërmarrësve këto dy muaj. Kam dëgjuar çudira. Sepse kam dëgjuar popullin, por sipërmarrësit tregojnë çudira. Padrejtësitë ndaj biznesit, nga veprimet kriminale të administratës, kudo ku ka hapësirë që të kalojë frymë e gjallë".
Dhe ministri i 'çudirave' shpërblehet me super ministri.

2. Një qeveri e majtë zhbën ministrinë e Punës dhe Mirëqënies Sociale për të krijuar Ministrinë e Sipërmarrjes.

3. Kryeministri i tha Trupit Diplomatik: ''Si ka mundësi që keni qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip, kaq të leshtë, për të ndjerë urgjencën e domosdoshmërisë, për të gjetur mekanizmat e duhur, për të ndërtuar platformat, për të hartuar formulat, skicuar rrugët e nevojshme, në mënyrë që realiteti ynë, ky vend që ndryshon me muaj dhe me javë, të pasqyrohet me zhdërvjelltësinë e duhur, angazhimin e vazhdueshëm, aftësinë dhe shprehitë e nevojshme, jashtë kufijve tanë, ku na njohin pak, s’na njohin fare ose më keq akoma, na njohin keq.''
Dhe koka e strategjisë së dështuar nuk ndryshon?

Por kuptova se në ekonominë e lodhur nga informaliteti dhe kriminaliteti, kjo është qeveria më e mirë që kjo lloj paraje mund të blinte.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë, shqiptari vritet me plumb në kokë në Itali
Zjarr i madh në Delvinë, digjen gështenjat dhe ullishtet e vjetra »
Article Logic
Execution time: 0.0089380741119385
array(1) { ["section"]=> string(111) "gazetarja-shqiptare-thumbon-ndryshimet-ne-qeverine-e-re-ministri-i-cudirave-shperblehet-me-super-ministri-90358" }