Gazetarja sjell rastin e familjes që jeton në kontenier, zv.ministri Shkreli përplaset me aktivistin: Ka njerëz që jetojnë më keq se këta...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:49 26-11-2020 Gazetarja sjell rastin e familjes që jeton në kontenier, zv.ministri Shkreli përplaset me aktivistin: Ka njerëz që jetojnë më keq se këta... Anila Hoxha në Porto Romano pranë familjes Përgega - Shkreli

Gazetarja e T.CH Anila Hoxha ndodhet në Porto Romano, pranë familjes Përgega e cila është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe edhe sot e kësaj dite ndodhet pa banesë.

Familja jeton në një kontenier që ia ka dhuruar Kisha, jo shteti. Nga Bashkia ka marrë vetëm 5 milionë lekë pasi ia cilësuan si DS3 (të banueshme, por duhet riparuar), dhe pse kryefamiljarja pretendon se më herët vlerësuesit e dëmeve e kanë cilësuar shtëpinë se DS4 (të pabanueshme).

127013426_1278047269236484_2877762792800042972_n.jpg

Kryefamiljarja thotë se ndërkohë që nisën rregullimet shtëpia u shemb sërish pasi ishte e pabanueshme.

Zv.ministri i Infrstrukturës Artan Shkreli tha se ka njerëz që jetojnë më keq se kjo familje, duke lënë të nënkutphet se kjo familje “është me fat” që jeton në kontenier. Duke lënë të nënkuptohet gjithashtu që PO, ka familje që jetojnë më keq se në kontenier.  

Anila Hoxha: Familjes Përgega i është dhënë nga një shoqatë bamirëse një kontenier të cilin kryefamiljari e ka rrethuar me plasmas. Ata e kanë sajuar vetë kontenierin. Vendi i kontenierit është i pamjaftueshëm që ata të jetojnë aty. Orenditë i kanë lënë jashtë sepse s’kanë vend. Këtu jeton vetëm një pjesë e familjes pasi pjesa tjetër është larguar ngaqë nuk ka vend. Pjesa tjetër e familjes është në Pukë.

Kryefamiljarja: I bëmë letrat dhe e nxorrën të pabanueshme. Më pas e nxorrën DS3 të banueshme. Më dhanë 5 milionë lekë të vjetra. Fillova riparimet brenda në shtëpi. Djali i madh më tha hajde dalim jashtë se do bjeri suvaja. Dolëm jashtë sa dolëm ra suvaja. Asnjë s’na ka ndihmu. Kontenierin na e kanë sjellë murgeshat. Pikon akoma ja shikoje.

Shkreli: Edhe çfarë? Ka njerëz që janë më keq se këta që jetojnë në kontenier. Ka njerëz që jetojnë vetë në çadra dhe marrin bonus qiraje.

Vasili: Epo ja dha Kisha kontenierin jo ju.

Shkreli: Po problemi i tyre...

Soko: Si problemi i tyre çfarë thoni kështu?!

Shkreli: Ne përgëzojmë kishën dhe kush e zgjidh me orivat bravo i qoftë, kush e zgjidh me shtetin e zgjidh me shtetin. Ne falenderojmë kishën. Njerëz që nuk kanë marrë kontenier nga kisha nuk janë në rrugë.

Gazetarja Vasili kërkon të tregohen dokumentet pasi Shkreli thotë se shtëpia mund të jetë riparuar ganim ndaj dhe është shembur prapë. Banorja tregon dokumentin që është vetëm DS3 dhe jo DS4.

Screenshot_15.jpg

Soko: Ore i është prishur shtëpia ç’rëndësi ka dokumenti.

Shkreli: Po jo më jo është DS3 dhe mund të riparohet.

Soko: Aty i është rrëzuar shtëpia asaj familje, dikush duhet të hyjë në burg

Shkreli: Ju flisni kështu gjithmonë apo doni të ngrini nervat e panelit.

Soko: Po pjesë e panelit jam unë.

Shkreli: Kë të fusim në burg zonjën?

Soko: A thatë që po ndërton dhe ka shkelur ligjin? Ju e thatë.

Shkreli: Dhe çfarë pastaj ta fusim në burg?

Vasili: Ju lutem debatoni pa ofendime.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministrja Manastirliu: Tre kandidatë potencial për vaksinën kundër Covid-it, ja sa është ngarkesa e parë që do vijë në Shqipëri
Një vit nga tërmeti tragjik, Spiropali: Falë zotit që ishte Rama kryeministër, se me 'gjumashin'... »
Article Logic
Execution time: 0.011447191238403
array(1) { ["section"]=> string(156) "gazetarja-sjell-rastin-e-familjes-qe-jeton-ne-kontenierin-e-dhuruar-nga-murgeshat-habit-shkreli-ku-eshte-problemi-ka-njerez-qe-jetojne-me-keq-se-keta-229259" }