Gazetarja tenton të flasë me Ballukun, roja i përplas derën në fytyrë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:58 12-02-2019 Gazetarja tenton të flasë me Ballukun, roja i përplas derën në fytyrë (VIDEO)

Arjana Loçe, gazetarja e emisionit Boom, është përballur ditën e sotme me indiferencën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe të rojes së institucionit.

Gazetarja i ka kërkuar ministres sqarim për urdhrin numër 47 të datës 30.01.2019 mbi pezullimin e procedurave koncesionare për ndërtimin e HECE-ve, por kjo e fundit nuk ka pranuar të flasë.

Balluku ka hyrë në makinë dhe ka mbyllur derën duke e injoruar plotësisht, ndërkohë që roja e Ministrisë ka tentuar të pengojë me duar gazetaren.

Pas largimit të Ballukut, Loçe i ka theksuar rojes së kreu veprime të paligjshme ndaj saj, por roja ka hyrë brenda në Ministri dhe i ka mbyllur derën duke i zënë kështu edhe njërin nga gishtat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017884969711304
array(1) { ["section"]=> string(81) "gazetarja-tenton-te-flase-me-ballukun-roja-i-perplas-deren-ne-fytyre-video-152537" }