Gazetarja tregon tmerrin për bombën te Kristali: Isha me vajzën, mendova se ishte shaka por...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:45 09-02-2016 Gazetarja tregon tmerrin për bombën te Kristali: Isha me vajzën, mendova se ishte shaka por...

Spikerja e lajmeve në News 24 Ola Bruko, tregon tmerrin e përjetuar sot në qendrën “Kristal” pas një alarmi për bombë. Bruko rrëfen se ishte bashkë me vajzën e saj të vogël kur është ndaluar në hyrje të parkimit nga një djalë i cili i ka komunikuar për ekzistencën e bombës.

“Bomba ka qenë vërtet në parkimin e qendrës Kristal. Tmerr”, shkruan Bruko për bombën e cila rezultoi të ishte atentat i ndlauar në kohë ndaj biznesmenit fierak Nuredin Sula të cilit i ishte vendosur poshtë makinës një sasi eksplozivi.

Rrëfimi i gazetares:

“E frikshme! Isha me vajzën time tek qendra Kristal! Do shkoja si cdo dite tek dyqani ku siguroj veshjet per edicionet informative kur më ndaluan të hyj nq parkim! Nuk lejohet sot sepse sapo jemi njoftuar për ekzistencën e një bombe aty-më tha një djale që qendronte ne hyrje të parkimit! Nuk e besova në fillim dhe veshtrova perqark...., nuk po shihja njerëz jashtë dhe mendova se ishte ndonjë shaka! Këmbëngula të hyja por ai djali nuk me la vërtet! Në atë moment shikoj mbërritjen e policisë dhe njerëzit që po dilnin jashtë qendrës tregtare! Njoftova redaksine time të lajmeve dhe u largova! Bomba ka qenë vërtet në parkimin e qendrës Kristal! Tmerr!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037556886672974
array(1) { ["section"]=> string(95) "gazetarja-tregon-tmerrin-per-bomben-te-kristali-isha-me-vajzen-mendova-se-ishte-shaka-por-32137" }