Gazetarja Anila Basha ka qenë pasditen e sotme e ftuar në Ora News, përballë zëvendësministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, të cilit nuk ka nguruar ti bënte një pyetje të drejtpërdrejtë.
Basha u shpreh se shumica e emrave të rinj në kabinetin qeveritar nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste, ndërsa duke patur dhe vetë Lamallarin përballë në studio, e pyeti se kur ishte anëtarësuar ai në organizatën socialiste.
Basha: Më fal kur jeni anëtarësuar në PS?
Lamallari: Para dy vitesh, jam anëtar te dyshi.
Sakaq, gazetarja ka komentuar dhe tensionet mes Ramës dhe Metës, për dekretimin e kryeministrit në postin e Ministrit të Jashtëm.
'Është brenda afateve të veta ligjore, kushtetuese, 7 ditëshi. Tensionet dhe notat politike midis të dyve është një gjuhë e përshtatshme institucionale qoftë e Ramës, qoftë e Metës. Të dy palët po i bëjnë një lloj karshilliku që në fund të fundit është një karshillik i tyre, që popullit nuk i intereson', u shpreh Anila Basha në Ora News.