Gazmend Oketa: Një kompanie të një kryetari bashkie të PS i është dhënë një tender me 667 objekte

Publikuar tek: politike, më 22:12 26-11-2020 Gazmend Oketa: Një kompanie të një kryetari bashkie të PS i është dhënë një tender me 667 objekte Gazmend Oketa

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Gazmend Oketa, deklaroi sot në “Real Story” se kompanisë së një kryetari bashkie të PS (emri nuk bëhet publik) i është dhënë një tender me 667 objekte për të rindërtuar.

Oketa tha se në Durrës po bëhen investime që s’mund të bëhen në kohë ‘lufte’ duke iu referuar situatës së rëndë të pandemisë. Sipas tij, ka abuzime dhe paaftësi në procesin e rindërtimit dhe vlerësimit të dëmeve.

Oketa: Iu dha qytetarëve nga 1-2 milionë sa për suvatim dhe për të lyer shtëpitë. Pjesa tjetër, pjesa e luanit i është dhënë 4-5 kompanive. Një kompanie të një kryetari bashkie socialist i është dhënë një tender me 667 objekte, e dini këtë. Ndërkohë në gjykimin tim inxhinierik, jo politik ato firmat që po shtrojnë ato pllakat e mermerit që nuk i hyjnë në punë askujt në këtë kohë, për mua nuk i hyjnë në punë asnjëherë fare mirë mund të punonin për rindërtimin e qytetit. Këto firma që marrin tendera i kanë të gjitha me nënkontraktim dhe i marrin i fusin paratë në xhep. Ne të pestë do mbarojmë emisionin, do ikim të flemë në shtëpitë tona. Po flasim për ata qytetarë, për menaxhimin. Ne po flasim si duhet menaxhuar jo se është ilegale.

Balla: Kjo është akuzë e rëndë, nëse është e vërtetë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Ka kushtuar 300 mijë euro’, Basha u drejtohet gazetarëve: Ju plaçin sytë nëse s’ju ka pëlqyer, unë nuk kam hyrë i varfër në politikë (AKUZAT PËR VILAT)
Basha bën deklaratën e bujshme: Rama ka dërguar njerëz te një ish-komandant i UÇK-së, i ofroi tendera ose lekë për të tërhequr fjalët e mira për mua »
Article Logic
Execution time: 0.01079797744751
array(1) { ["section"]=> string(103) "gazmend-oketa-nje-kompanie-te-nje-kryetari-bashkie-te-ps-i-eshte-dhene-nje-tender-me-667-objekte-229261" }