Gazment Bardhi bën DEKLARATËN e fortë: Partia e Astrit Patozit nuk do marrë pjesë në zgjedhje, ja ARSYEJA

Publikuar tek: politike, më 08:15 26-04-2019 Gazment Bardhi bën DEKLARATËN e fortë: Partia e Astrit Patozit nuk do marrë pjesë në zgjedhje, ja ARSYEJA

Partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit duket se nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit. KQZ pritet të marrë vendimin për ta përjashtuar këtë parti nga procesi zgjedhor për shkak të shkeljeve ligjore.

Të paktën sipas sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i ftuar i gazetarit Roland Qafoku, në emisionin “Debati në Channel One”, KQZ, pritet të mos i quajë të rregullt hapat juridikë të kësaj partie.

Sipas Bardhit, vendimi i formës së prerë të kësaj partie merret pasi kalon afati i ankimimit që është 15 ditë. Madje KQZ ka një precedent të ngjashëm në vitin 2015 duke përjashtuar një parti nga zgjedhjet për të njëjtën arsye. Ja arsyetimi i plotë juridik i Gazment Bardhit.

“Në përputhje me ligjin, edhe pse ndonëse është regjistruar nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, nëse zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Sepse në përputhje me ligjin konsiderohet e paregjistruar. Sepse vendimi për regjistrimin e një partie merr formë të prerë vetëm pasi kalon afati i ankimimit që është 15 ditë. Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të shprehet brenda 5 ditëve, pra brenda 5 ditëve duhet të marrë vendim. Ka një veprimtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vitet e shkuara, në vitin 2015. Pra ka precendent ku parti nuk janë regjistruar edhe pse kanë qenë në një hap më të avancuar se partia Bindja Demokratike. Në mos gaboj ka qenë partia “Shkodra 2015” në zgjedhjet lokale. Me sa mbaj mend vendimarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bëhej fjalë për një parti që ishte regjistruar në gjykatë më datën 8 prill të 2015, afati i fundit për regjistrim ishte 10 prill 2015, pra ishte në një fazë më të avancuar se partia e Patozit dhe KQZ diku më 16 prill ka vendosur që sa kohë nuk ka marrë formë të prerë vendimi i regjistrimit, kjo parti nuk mund të regjistrohet. Votimi i KQZ ka qenë 7 me 0. Mund të jepen gjithashtu fakte ne lidhje me firmat. Ju nxis ju gazetërve të verifikoni kush ka firmosur për krijimin e kësaj partie. Ligjërisht kjo parti nuk regjistrohet dot në zgjedhje. Unë kam besim të plotë te KQZ jo vetëm te Klement Zguri që është kryetar dhe te cilido anëtar vendos ligjin mbi interesin apo urdhrin partiak të Edi Ramës”, deklaroi Bardhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071308612823486
array(1) { ["section"]=> string(110) "gazment-bardhi-ben-deklaraten-e-forte-partia-e-astrit-patozit-nuk-do-marre-pjese-ne-zgjedhje-ja-arsyeja-161905" }