Gazment Bardhi: Berisha do kandidojë ku të dojë vetë! Me Mediun dhe Idrizin do kemi marrëveshje, Basha kryeson listën e Tiranës

Publikuar tek: politike, më 23:03 22-01-2021 Gazment Bardhi: Berisha do kandidojë ku të dojë vetë! Me Mediun dhe Idrizin do kemi marrëveshje, Basha kryeson listën e Tiranës Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar se kryedemokrati Lulzim Basha do të kanidojë në Tiranë.

I pyetur se ku do të kandidojë ish-kryeministri Sali Berisha, Bardhi u shpreh se ai do ta zgjedhë vetë qarkun do të kandidojë.

Drejtimin politik nuk mund t’ua besojmë emrave që vijnë nga shoqëria civile. Sigurisht që do të ketë emra politikë. Zoti Berisha do të kandidojë ku të dojë vetë. Ndërsa zoti Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e Qarkut të Tiranës“, tha Bardhi në RTSH.

Për sa i përket marrëveshjeve me PR dhe PDIU, Bardhi u shpreh se PD është duke u marrë me detajet finale dhe kjo marrëveshje do të bëhet publike në ditët në vijim.

“Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar. Në disa qarqe mund të dalim me listë të përbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm dhe sugjerimi i tyre ishte ky”, tha Bardhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Patozi: Ndryshimi do të vijë nga ata që nuk zgjedhin mëshirën e pushtetit, na inkurajojnë dhe thonë se s'do fitojmë, por...
Saimir Tahiri rikthehet në politikë? Gjylameti: Nëse del i pastër para drejtësisë, është i mirëpritur në PS »
Article Logic
Execution time: 0.01130199432373
array(1) { ["section"]=> string(131) "gazment-bardhi-berisha-do-kandidoje-ku-te-doje-vete-me-mediun-dhe-idrizin-do-kemi-marreveshje-basha-kryeson-listen-e-tiranes-236032" }