Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës, për përzgjedhjen e kandidatëve të PD: Shqiptarët do na votojnë ne, ty deputetët do t’i përzgjedhë Niçja

Publikuar tek: politike, më 12:16 31-10-2020 Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës, për përzgjedhjen e kandidatëve të PD: Shqiptarët do na votojnë ne, ty deputetët do t’i përzgjedhë Niçja FotoArkive: Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i përgjigjet akuzave të kryeministrit Rama për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në selinë blu, nga Komisioni i Vlerësimit.

Bardhi thotë se shqiptarët do votojnë kandidatët e PD që i kanë propozuar vetë, kurse në PS kandidatët për deputetë do t’i zgjedhë Niçja i Shijakut.

“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu”, shkruan Bardhi dhe dnan videon e mëposhtme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi i del në mbrojte Metës dhe i përgjigjet Ramës: E ke marrë pushtetin me kompromis, Presidenti është votuar nga deputetët e PS dhe LSI
“Do votoni Lulin, paketë do keni Monikën, Ilirin e Saliun”, Basha i përgjigjet Ramës: Kishe kohë të tregoje veten, ne do e nxjerrim Shqipërinë nga gropa ku e fute ti »
Article Logic
Execution time: 0.013015985488892
array(1) { ["section"]=> string(142) "gazment-bardhi-i-pergjigjet-rames-per-perzgjedhjen-e-kandidateve-te-pd-shqiptaret-do-na-votojne-ne-ty-deputetet-do-t-i-perzgjedhe-nicja-225904" }