Gazment Bardhi: Mos ka qenë edhe Taulant Balla me Begon për pushime në Korfuz

Publikuar tek: barometri, më 08:30 21-08-2018 Gazment Bardhi: Mos ka qenë edhe Taulant Balla me Begon për pushime në Korfuz

Menjëherë pasi policia përgënjeshtroi lajmin se anëtari i bandës së Aldo Bares Edmond Bego nuk është në kërkim nga policia shqiptare ka reaguar ish-ministri i drejtësisë Gazmend Bardhi.

 

Bardhi ngre pyetjet se mbi bazën e cilit urdhër kërkimi ndërkombëtar u arrestua Edmond Bego nga policia greke.

Gjithashtu ish-ministri ngre dyshimet se mos ka qenë edhe Taulant Balla për pushime në Korfuz në të njëjtën kohë me anëtari i bandës së Aldo Bares 

“U zgjua nga gjumi Policia e Shtetit fiks pas 2 diteve!!

Mqs u zgjua, a mund të na thotë: Policia greke me cilin emër dhe mbi bazën e cilit urdhër kërkimi ndërkombëtar e ka arrestuar? Pse e mban ende në burg?

Dhe mqs i ka hyrë verifikimit te sistemit TIMS, të na thotë mos ka qenë edhe Taulant Balla për pushime në Korfuz në të njëjtën kohë?!

Shpresojmë që për përgjigjen e radhës qytetarët të mos presin edhe 2 ditë të tjera”, ka shkruar Bardhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035054922103882
array(1) { ["section"]=> string(83) "gazment-bardhi-mos-ka-qene-edhe-taulant-balla-me-begon-per-pushime-ne-korfuz-131712" }