Gazment Bardhi publikon DOKUMENTIN e Gjykatës së Janinës: Të arrestohet urgjent Agim Kajmaku

Publikuar tek: politike, më 18:16 17-09-2019 Gazment Bardhi publikon DOKUMENTIN e Gjykatës së Janinës: Të arrestohet urgjent Agim Kajmaku Agim Kajmaku dhe dokumenti i Gjykates se Janines, i publikuar nga Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka publikuar pak më parë një dokument të Gjykatës së Janinës, e cila konfirmon se kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku ka qenë në kërkim nga drejtësia greke.

Në dokumentin në gjuhen greke, i kërkuar nga PD në Gjykatën e Janinës, thuhet se Jorgo Toto apo Agim Kajmaku është shpallur në kërkim pasi është arrestuar fillimisht në vitin 2003 dhe është lënë i lirë me kusht. Bardhi thotë se Agim Kajmaku bashkë me Ramën fituan kohë për të mbyllur çështjen në Greqi, por kryebashkiaku i Vorës preket nga ligji i dekriminalizimit, i shtetit shqiptar.

POSTIMI I PLOTË I GAZMENT BARDHIT:

Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë për zbulimin e identitetit të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çëshjtjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve.

Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë.

70794558_10220027042376070_1016115070968528896_n.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028119087219238
array(1) { ["section"]=> string(98) "gazment-bardhi-publikon-dokumentin-e-gjykates-se-janines-te-arrestohet-urgjent-agim-kajmaku-178789" }