Kryeministri Edi Rama sot ishte në Fier në kuadër të platformës “deputeti që duam”, duke bërë fushatë dhe sulmuar opozitën, me idenë se nuk ka më të mirë se ata (PS).
Ka reaguar menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili thotë se çdo gjë që Rama tha është gënjeshtër.
Me anë të një shënimi në rrjete sociale Bardhi i drejtohet socialistëve, për t’i thënë se nuk janë dele që të merren zvarrë nga Edi Rama, në mënyrë që ky i fundit të mushë xhepat e tij dhe të bandës që drejton.
Ai e konsideron kryeministrin si besëprerë duke u shprehur i sigurtë se më 25 prill shqiptarët do e refuzojnë masivisht.