Një prej aksionerëve më të mëdhenj të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline (TAP), ka nxjerrë në shitje 20% të aksioneve duke deklaruar se do të tërhiqet nga projekti.
Kompania norvegjeze “Statoil” ka deklaruar se do të tërhiqet tërësisht nga projekti, ndërkohë që një kompani tjetër është e gatshme të blejë aksionet e saj. Presidenti i “Statoil”, Rovnag Abdullayev tha për ANS TV se janë disa kompani që kanë shprehur interes për të blerë aksionet.
Gazsjellësi Trans Adriatik do të transportojë gaz nga Azerbaxhani në Europë, si pjesë e koridorit jugor të gazit. TAP do të shtrihet përgjatë 870 kilometrave duke kaluar përmes kufirit turko-grek, në Shqipëri duke mbërritur përmes Adriatikut në brigjet e Italisë.