Genc Ferhati, gjobë biznesmenit të kafesë me ‘’Skype’’ nga qelia

Publikuar tek: aktualitet, më 07:12 23-04-2015 Genc Ferhati, gjobë biznesmenit të kafesë me ‘’Skype’’ nga qelia Pajtim Serjani

Genc Ferhati që po vuan dënimin në burg për eleminimin me antitank të Denis Ginës dhe Median Shehut në vitin 1999, mendohet të jetë kreu i grupit të gjobvënësve që prej kohësh terrorizonin biznesmenin e kafesë J.B. Gjithçka, sipas policisë e prokuororisë, bëhej e mundur nëpërmjet ‘’Skype’’-it, ku Ferhati ishte lidhur me biznesmenin, duke e kërcënuar që t’i kalonte një pjesë të aksioneve të biznesit të tij si dhe t’i jepte 13 mijë euro.

Biznesmeni është kërcënuar me armë në kokë në apartamentin e tij tek ‘’Kodra e Diellit’’, ku sipas prokurorisë kishte shkuar Pajtim Serjani dhe një person i maskuar. Serjani është larguar dhe personi i maskuar e ka lidhur biznesmenin nëpërmjet ‘’Skype’’ me Ferhatin që ndodhet në burgun e Peqinit.

‘’Hera e parë dhe e fundit që të flas. Për firmën e kafes që ke, 40 për qind do i mbash ti, 30 për qind kinezi dhe 30 për qind do i mbaj unë me vëllanë tim. Nesër do të marrim në telefon rreth orës 09:00-09:30 dhe do shkojmë tek noteri dhe do punosh për ne deri sa të vdesësh’’, e ka urdhëruar biznemenin nëpërmjet Skype-it Ferhati.

Biznesmeni ushtronte aktivitetin në Rrugën e Kavajës dhe kishte denoncuar gjobëvënien. Policia së bashku me Prokurorinë e krimeve të Rënda ishte duke hetuar prej 4 muajsh ngjarjen.

Për këtë ngjarje u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e Ferhatit. Pajtim Serjani, Ditmar Reçi 31 vjeç, Arianit Luli 31 vjeç dhe Klevis Kardashi 32 vjeç i njohur me pseudonimin "kinezi". Policia ka shpallur në kërkim shtetasit me iniciale E.K 27 vjeç dhe A.H 45 vjeç.

Serjani njihet si mik i Emiljano Shullazit, ndërsa më pesë janar të këtij viti është plagosur në një prej lokaleve të kryeqytetit, në të njejtën mbrëmje kur Shullazit iu bërë një atentat në hyrje të Tiranës, në afërsi të mbikalimit të Kamzës. Mbrëmjen e 5 Janarit në rrugën e Kavajë, shtetasi Artur Baze ka qëlluar me armë në drejtim të Pajtim Serjanin dhe Roland Metes, me detyrë polic por në momentin e atentatit ishte civil. Pas shkëmbimit të zjarrit, Baze gjeti vdekjen, ndërsa Serjani dhe Mete mbetën të plagosur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata “arrest me burg” për ish-drejtorin e një banke, vodhi 954 mijë euro
Vjedhja spektakolare, drejtori i bankës në Bilisht u mori klientëve 1 milion euro »
Article Logic
Execution time: 0.012444972991943
array(1) { ["section"]=> string(64) "genc-ferhati-gjobe-biznesmenit-te-kafese-me-skype-nga-qelia-9478" }