Genc Ruli flet pas mbledhjes së Komisionit të PD: Kam qenë kritik ndaj Bashës 3 vite më parë, por tani ka filluar të ndryshojë

Publikuar tek: politike, më 12:30 04-08-2020 Genc Ruli flet pas mbledhjes së Komisionit të PD: Kam qenë kritik ndaj Bashës 3 vite më parë, por tani ka filluar të ndryshojë Genc Ruli

Përfundon takimi i kreut demokrat Lulzim Basha me 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit.

Në përfundim të mbledhjes një nga themeluesit e PD Genc Ruli i cili ka qenë dhe një prej kritikëve më të mëdhenj të saj, ka deklaruar se ka një ndryshim në këtë parti.

Më tej ai shtoi se në PD do të jenë gjenerata të ndryshme dhe prurje të reja.

“Padyshim që takimi ishte i domosdoshëm. Është një komision që vepron mbi elementë të besimit që duhet të ketë gjithë anëtarësia në PD.

Janë gjenerata të ndryshme të PD dhe prurje të reja. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, kanë një gjë të përbashkët, cilësia për të qenë gjakftohtë dhe të urtë. Aftësia për të ruajtur pavarësinë e tyre në përzgjedhjen e kandidaturave.

Unë mendoj që ky proces është deklaruar nga Basha. Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Vete jam njeri që kam pasur 3 vite më parë vlerësime kritike ndaj Bashës, për arsye se i vlerësoja ndryshe mënyrën si duheshin zhvilluar gjërat.

Ka një ndryshim të PD. Në historinë time kam qenë disa herë kritik ndaj PD, në një kohë kur kam gjykuar se mendimi im për njerëzit dhe situatat ka qenë i ndryshëm. Sot kam bindjen e  plotë, dhe ndihem i vlerësuar të jap kontribut në përzgjedhjen e një stafi sa më cilësor”, shtoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092689990997314
array(1) { ["section"]=> string(131) "genc-ruli-flet-pas-mbledhjes-se-komisionit-te-pd-kam-qene-kritik-ndaj-bashes-3-vite-me-pare-por-tani-ka-filluar-te-ndryshoje-216033" }