Genc Ruli tregon si u zgjodh Sali Berisha në krye të PD-së

Publikuar tek: politike, më 23:14 26-01-2021 Genc Ruli tregon si u zgjodh Sali Berisha në krye të PD-së Sali Berisha dhe Genc Ruli

Ish-ministri i Energjitikës, Genc Ruli ka zbuluar mënyrën se si Sali Berisha mori drejtimin e Partisë Demokratike me tu krijuar.  

Gjatë një intervistë në "Opinion" Ruli, tha se Berisha ishte një figurë tradicionale që filloi të ishte më i pëlqyeshëm tek njerëzit.

Nga ana tjetër, një ndër themeluesit e PD-së tha se në garë ishte Gramoz Pashko, por sipas Rulit, ai nuk ishte i disiplinuar me vetveten.

“Te Saliu ka një kuptim më të mirë se si gjesohet pushteti dhe rrezatohet pushteti. Në fund të fundit që të të vijnë të tjerët nga mbrapa ti duhet të rrezatosh pushtet mbi ta dhe autoritet dhe karizëm. Njerëzit duan të gjejnë emëruesin e përbashkët tek lideri. Janë të ndryshëm mes tyre, por çfarë i bashkon ata, mund t’i bashkojë lideri. Tek Shqipëria e asaj kohe, figura më tradicionale që qe Saliu, megjithëse një intelektual i formuar dhe i pjekur, por më tradicionale nga formimi i tij rinor dhe pararinor filloi të tingëllonte më i pëlqyeshëm, sidomos për prurjet e ndryshme që vinin në PD. Gramozi me liberalizmin e tij, me aristokracizmin intelektual të tij, me padurimin që kishte, me ngutjen që kishte dhe me një element që qe i natyrës së Gramozit, Gramozi nuk ishte shumë i disiplinuar me vetveten. Politika është një mekanizëm që kërkon disiplinë perfekte. Atë disiplinë duhet t’ia imponosh dhe vetes. Këto mund të kenë qenë rrjedhjet e vogla, por që dora dorës, pavarësisht se nuk pati luftë për pushtet, hija e këtij po bëhej më e rëndë se e të tjerëve (tek Sali Berisha), derisa më vonë u zyrtarizua në zgjedhjet që u bënë tek Pallati i Kulturës, ku faktikisht dolën në një lloj balotazhi. Pastaj qe dhe ndërhyrja e Neritanin që u la të ishte Saliu dhe në këtë mënyrë u konfirmua Saliu”, tha Ruli

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi tregon risinë në programin e LSI-së: Me anë të një karte apo aplikacioni, qytetarët do të rimbursohen me 5% të shpenzimeve, në fund të vitit…
»
Article Logic
Execution time: 0.013432025909424
array(1) { ["section"]=> string(65) "genc-ruli-tregon-si-u-zgjodh-sali-berisha-ne-krye-te-pd-se-236535" }