Gënjen një qytetar, policia “bastis” shtëpinë e Ramës për energjinë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:45 20-01-2015 Gënjen një qytetar, policia “bastis” shtëpinë e Ramës për energjinë

Sajesa e një qytetari duket se e ka vënë në siklet ish kryeprokuroren Ina Rama. E cila, është habitur shumë mbrëmjen e djeshme kur në shtëpinë e saj, diku nga Kodra e Diellit në Tiranë, ia behën menjëherë një grup i Task Forcës së OSHE dhe uniformat blu.

Në derë ka dalë vetë zonja Rama e cila është habitur kur drejtuesit e Task Forcës i kanë shprehur shqetësimin se do të bëjnë kontroll tek sahati i shtëpisë së saj të energjisë elektrike, pasi kishin sinjalizim se vidhet energjia.

Zonja Rama i ka lejuar të kontrollojnë dhe pas këtij kontrolli zyrtarët e Task Forcës kanë mbajtur një procesverbal për rregullsinë e lidhjeve dhe verifikimin në vend.

Një pjesë e medias e ka raportuar lajmin për vjedhje energjie nga zonja Rama, por vetë OSHE me anë të një deklarate e përgënjeshtroi atë. Dhe gjithcka u ka rezultuar punonjësve të shtetit si një flluckë sapuni. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjekët kundër testimit: Spitalet me militantë që luajnë “Solitare”
Prokuroria gjermane: Laboratori i Kokainës aktiv prej muajsh »
Article Logic
Execution time: 0.012899875640869
array(1) { ["section"]=> string(69) "genjen-nje-qytetar-policia-bastis-shtepine-e-rames-per-energjine-1018" }