Gënjeu për çështjen e WikiLeaks, miku i Trump shpallet fajtor nga Gjykata Federale

Publikuar tek: bota, më 23:00 16-11-2019 Gënjeu për çështjen e WikiLeaks, miku i Trump shpallet fajtor nga Gjykata Federale Miku dhe aleati i presidentit amerikan Donald Trump, Roger Stone

Miku dhe aleati i Presidentit të SHBA, Donald Trump, Roger Stone, u shpall fajtor nga Gjykata Federale në Uashington ditën e sotme.

Vendimi për Stone u dha në çështjen gjyqësore gjatë së cilës i ishin paraqitur shtatë akuza.

Stone akuzohej se i mashtroi ligjvënësit amerikanë për çështjen e ËikiLeaks dhe se përpunoi dëshmitarët e pengoi një proces hetimor të Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjatë gjyqit të tij doli në pah se si bashkëpunëtorët e fushatës elektorale Trump dëshironin të merrnin informacion për email-et e vjedhura që dëmtonin kandidaten Hillary Clinton, të publikuara nga faqja në internet e WikiLeaks.

Roger Stone i pati mohuar akuzat dhe e pati denoncuar çështjen si të motivuar politikisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkarkohen katër kryetar bashkish në Turqi, dyshohet se janë të lidhur me kurdët
Blerja e sistemit raketor rus, kërcënon Turqia: Janë marrë për tu përdorur dhe jo për tu ruajtur »
Article Logic
Execution time: 0.013098955154419
array(1) { ["section"]=> string(88) "genjeu-per-ceshtjen-e-wikileaks-miku-i-trump-shpallet-fajtor-nga-gjykata-federale-186139" }