Gënjeu për eksperiencat e punës për të marrë rrogën 185.000 dollarë, dënohet me burg

Publikuar tek: bota, më 13:28 04-12-2019 Gënjeu për eksperiencat e punës për të marrë rrogën 185.000 dollarë, dënohet me burg

Një grua e cila ka gënjyer për eksperiencat e saj në punë për të fituar një rrogë të lartë është dënuar me burg.

Ajo akuzohet se gënjeu në CV-në e saj dhe falsifikoi referencat për të fituar një punë me pagë më të lartë në institucion shtetëror.

Veronica Hilda Theriault u dënua me më shumë se 1 vit burg për mashtrim, pandershmëri dhe abuzim me detyrën publike.

46-vjeçarja aplikoi për pozicionin e shefit përgjegjës të informacionit në vitin 2017 me një pagë prej 185.000 dollarë në vit.

Theriault punoi në Departamentin e Kryeministrit dhe Kabinetin e Australisë së Jugut për më shumë se një muaj dhe fitoi rreth 22.500 dollarë para se të pushohej nga puna.

Ajo u deklarua fajtore për të gjitha akuzat dhe mori një dënim prej 25 muajsh për një periudhë prej 1 vit pa të drejtën e lirimit me kusht 

Një gjykatë dëgjoi që gruaja paraqiti një rezyme të rremë në departament me informacione të rreme në lidhje me arsimimin e saj dhe punësimin paraprak.

Gjithashtu gjatë intervistës së punë solli referanca të rreme që supozohet se ishin shkruar nga punëdhënësit e mëparshëm.

Por gënjeshtrat nuk mbarojnë këtu, gjykata dëgjoi se Theriault përdori një foto të supermodeles Kate Upton si fotografinë e saj në LinkedIn.

Dhe pasi filloi punën në gusht, u zbulua se kishte punësuar edhe vëllain e saj, pavarësisht se i mungonin kualifikimet për të kryer rolin.

Dyshimet filluan pasi shëndeti i saj mendor u përkeqësua menjëherë pasi filloi të punojë në këtë pozicion.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011788129806519
array(1) { ["section"]=> string(90) "genjeu-per-eksperiencat-e-punes-per-te-marre-rrogen-185-000-dollare-denohet-me-burg-188378" }