‘Genocidi’ në Mesdhe/ Britanikët të tmerruar… nga vala e emigrantëve

Publikuar tek: bota, më 16:50 20-04-2015 ‘Genocidi’ në Mesdhe/ Britanikët të tmerruar… nga vala e emigrantëve Një person duke mbajtur në duar trupin e pajetë të një fëmije, i mbytur në afërsi të ishullit grek Rodos

Rreth 1000 emigrantë kanë humbur jetën në më pak se 24 orë në detin Mesdhe, ku tre varka në vende të ndryshme janë mbytur duke marrë me vete edhe shumë jetë fëmijësh. Në 24 orët e fundit kjo masakër ka nisur të komentohet masivisht në vendet e Bashkimit Europian dhe debati nxehet kryesisht në mënyrën se si duhet të veprojnë këto shtete përballë këtij fluksi gjithnjë e në rritje nga Afrika.

“Genocid” i ka konsideruar gazeta britanike Daily Mail ngjarjet e fundit në Mesdhe në lajmin e publikuar prej saj, ndërsa pasqyrohen detaje nga çka ka ndodhur në këto 24 orët e fundit. Mesa duket pasqyrimi masiv i këtij lajmi nuk ka ndihmuar në sensibilizimin e qytetarëve, por i ka bërë ata më agresivë ndaj politikave lehtësuese për emigrantët. Nuk ka vetëm në Itali persona që kërkojnë fundosjen e varkave, siç ishte rasti i deputetes së “Forca Italia”, por edhe në fund të artikullit të publikuar nga Daily Mail kanë vërshuar komentet kundër emigrantëve dhe pro mbylljes së “kufirit” për ta.

“Ky është rezultati i një qasje të dobët ndaj emigracionit të paligjshëm. Nuk ka kuptim që qeveritë tona patetike të pretendojnë se ndihen të pikëlluara, sepse janë pikërisht ato që frymëzojnë këta kriminelë për të bërë udhëtimet e tyre të paligjshme”, është njëri prej komenteve, i pëlqyer nga 4371 persona në artikullin e Daily Mail.

“Tragjike… por sërish nuk jam dakort që vendi ynë i tejmbushur t’i lejojë ata të hyjnë brenda”, është një tjetër koment i pëlqyer nga 3829 persona.

Ndërsa sa i përket komenteve që shprehen pro ndihmës ndaj emigrantëve, ka një reagim të fortë kundër dhe refuzues.

/newsbomb

Lexo edhe:

Shokon deputetja italiane: T’i fundosim anijet e emigrantëve siç bëmë me shqiptarët

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012113094329834
array(1) { ["section"]=> string(69) "genocidi-ne-mesdhe-britaniket-te-tmerruar-nga-vala-e-emigranteve-9254" }