Gent Cakaj bën gafën e madhe në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:56 05-09-2019 Gent Cakaj bën gafën e madhe në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj

Në rrjetet sociale kanë vërshuar sot fotografi dhe shprehje të shenjtores së madhe shqiptare, Nënë Terezës.

Duket se të njëjtën mënyrë përkujtimi në tre vjetorin e shenjtërimit kanë ndjekur edhe politikanët. Por ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj duket se është ngatërruar me kohën që ka kaluar.

“Sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënës që vazhdon të sjellë bekim të pakursyer nga atje lart, përkujdesje të përditshme, mirësi të pakufishme e frymëzim të solidaritetit të pamatshëm për gjithsecilin prej nesh këtu poshtë! #motherteresa”, shkruan Cakaj në rrjetet sociale.

Por në fakt kanë kaluar vetëm 3 vite kur në një ceremoni madhështore në vitin 2016 Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Kisha e Shenjtë në Vatikan.

dete5rh4rh4h4hhhh.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071358680725098
array(1) { ["section"]=> string(81) "gent-cakaj-ben-gafen-e-madhe-ne-pervjetorin-e-shenjterimit-te-nene-terezes-177415" }