Gent Cakaj jep lajmin e mirë, ja çfarë do të ndodh me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: aktualitet, më 14:54 25-02-2020 Gent Cakaj jep lajmin e mirë, ja çfarë do të ndodh me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka dhënë një lajm fantasik për shqiptarët.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë një vendim për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Cakajt, do të vazhdojnë të merren masa të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon.

Statusi i plotë:

Edhe një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët 

Në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar ndërveprimin me shqiptarët në rajon, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut !

Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resen/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë.

Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon.

87749267_2553733454896280_5601516503724720128_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088999271392822
array(1) { ["section"]=> string(93) "gent-cakaj-jep-lajmin-e-mire-ja-cfare-do-te-ndodh-me-shqiptaret-ne-maqedonine-e-veriut-196403" }