Gent Cakaj ministër i Jashtëm? Meta takim me Albin Kurtin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:31 08-01-2019 Gent Cakaj ministër i Jashtëm? Meta takim me Albin Kurtin

Ndërkohë që presidenti Ilir Meta ndodhet para një vendimi të rëndësishëm për të dekretuar shqiptarin e Kosovës Gent Cakajn si ministër të Jashtëm, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Meta tregon se qëllimi i këtij takimi ka qenë forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve në interes të përbashkët si dhe forcimi i perspektivës europiane, por ende nuk dihet nëse kanë diskutuar për dekretimin e Cakajt, pasi Meta tha disa ditë më parë se do t'i nënshtrohet disa verifikimeve.

'Kënaqësi e veçantë të prisja sot në mbrëmje në një takim të veçantë Liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti. Forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe të forcimit të perspektivës europiane jo vetëm të Shqipërisë e të Kosovës, por të gjithë rajonit tonë ishte temë kryesore. Në këtë drejtim theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t'i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon. Vlerësova se Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe arritjen e konsensusit të plotë për një dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë', shkruan Meta në Facebook.

fthg.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14927005767822
array(1) { ["section"]=> string(63) "gent-cakaj-minister-i-jashtem-meta-takim-me-albin-kurtin-148018" }