Gent Cakaj takon ministrin e Jashtëm Reynders: Belgjika mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 22:29 12-06-2019 Gent Cakaj takon ministrin e Jashtëm Reynders: Belgjika mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun e tij belg Didier Reynders ditën e sotme.

Cakaj shkruan se ministri i Jashtëm i Blegjikës i ka konfirmuar qartë mbështetjen pa ekuivoke për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në BE. Gjithashtu ministri Cakaj shkruan se në takimin me Reynders është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve dhe nevoja e përmirësimit të rezultateve veçanërisht në fushën ekonomike.

'Sot në Bruksel zhvillova edhe një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, z. Didier Reynders.

Së pari, në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve! Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se nuk ekziston ende një potencial i pashfrytëzuar bashkëpunimi në shumë aspekte sektoriale midis Shqipërisë dhe Belgjikës! Përmirësimi i rezultateve veçanërisht në fushën ekonomike mbetet një domosdoshmëri e patjetërsueshme!

Së dyti, Belgjika ofron mbështetje të pa ekuivoke për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë!

Për më tepër, Belgjika është një mbështetëse e fuqishme e proceseve demokratike në Shqipëri!

Vlerësimi i Belgjikës për përparimin substancial në pesë prioritetet kyçe është dëshmi e çmuar e besueshmërisë ndërkombëtare e reformave të Shqipërisë', shkruan ministri i Jashtëm Gent Cakaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022265911102295
array(1) { ["section"]=> string(106) "gent-cakaj-takon-ministrin-e-jashtem-reynders-belgjika-mbeshtet-hapjen-e-negociatave-per-shqiperine-168006" }