Gent Cakaj takon nënkryetarin e grupit parlamentar CDU: Biseduam për reformës zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 19:31 29-09-2020 Gent Cakaj takon nënkryetarin e grupit parlamentar CDU: Biseduam për reformës zgjedhore

Ministri i jashtëm Gent Cakaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e grupit parlamentar të CDU, Johann Wadepuhl.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Cakaj shprehet se me Wadepuhl kanë biseduar për për hapat e mëdhenj që janë bërë për mbylljen e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me përcaktimet e Këshillit të Marsit 2020.

“Një takim jashtëzakonisht i vyer me nënkryetarin e grupit parlamentar CDU, Johann David Wadephul.

Ndamë të njejtën pikëpamje se Shqipëria ka bërë një përparim madhor e fare të dukshëm sa i përket zbatimit të detyrimeve para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Po ashtu, folëm edhe për hapat e mëdhenj që kemi bërë për mbylljen e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me përcaktimet e Këshillit të Marsit 2020.

Mirënjohës për mbështetjen e deri tanishme dhe gatishmërinë për ta thelluar bashkëpunimin më tutje në shërbim të së ardhmes evropiane të Shqipërisë,” shkruan Cakaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010759830474854
array(1) { ["section"]=> string(93) "gent-cakaj-takon-nenkryetarin-e-grupit-parlamentar-cdu-biseduam-per-reformes-zgjedhore-222148" }