Gent Cakaj takon zv.kryeministrin e Kosovës: Bisedat e fundit para mbledhjes së 2 tetorit. Do zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik

Publikuar tek: politike, më 19:49 24-09-2020 Gent Cakaj takon zv.kryeministrin e Kosovës: Bisedat e fundit para mbledhjes së 2 tetorit. Do zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme dhe Europën, Gent Cakaj, ka zhviluar sot një takim me zv.kryeministrin e Kosovës Besnik Tahiri.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, Cakaj thotë se ata zhvilluan bisedat e fundit para takimit të 2 tetorit mes dy qeverive.

Pritet një bashkëpunim i thellë në fushën e ekonomisë dhe arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Shënimi i Cakaj

Kënaqësi të takoja sot edhe Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z. Besnik Tahiri, për të mbyllur bisedat e fundit para mbledhjes së 2 tetorit mes dy qeverive, për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, arsimit e për të mos e lënë anash as mbështetjen për shqiptarët në rajon

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091750621795654
array(1) { ["section"]=> string(131) "gent-cakaj-takon-zv-kryeministrin-e-kosoves-bisedat-e-fundit-para-mbledhjes-se-2-tetorit-do-zgjerojme-bashkepunimin-ekonomik-221552" }