Gent GAZHELI, ambasadori që u përbuz mbrëmë në sytë e gjithë botës, kush është ish-kryefinancieri i PS në majë të diplomacisë (Kishte në dorë fatin e Alvinit të vogël - HISTORIA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:40 18-10-2019 Gent GAZHELI, ambasadori që u përbuz mbrëmë në sytë e gjithë botës, kush është ish-kryefinancieri i PS në majë të diplomacisë (Kishte në dorë fatin e Alvinit të vogël - HISTORIA) Vogëlushi Alvin Berisha dhe ambasadori shqiptar në Turqi Genti Gazheli

Historia e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha, transmetuar mbrëmë në një dokumentar të dhimbshëm nga “Le Iene” është në qendër të vëmendjes mediatike dhe asaj publike.

Krahas historisë tejet rrënqethëse të 11 vjeçarit i cili nuk del dot nga kampet e Sirisë ku e degdisi e ëma që iu bashkua ISIS-it, fokusi ka rënë edhe mbi ambasadorin shqiptar Gent Gazheli i cili kishte premtuar se nuk do e linte në kampet e Sirisë vogëlushin, por në fund thjesht nuk iu përgjigj telefonatave të gazetarit italian duke mos bërë asgjë për t’i shpëtuar jetën Alvinit.

Ishte pikerisht gazetari i “Le Iene” ai i cili shprehu publikisht zhgënjimin me ambasadorin Gazheli.

“Jam i zhgënjyer, ambasadori shqiptar na dha fjalën që do të zgjidhte gjithçka. Duke qenë se Alvini nuk ka letra italiane, shteti ynë nuk bën dot asgjë për të.

Është në duart e qeverisë shqiptare që Alvini që ka mbetur i plagosur nga bombardimet në Siri, të kthehet në Itali pranë të atit që e ka kërkuar dëshpërimisht prej vitesh”, tha gazetari duke nxjerrë edhe videon që tregon se si Gazheli ia mbyll telefonin në fytyrë ndonëse gazetari i thotë se ai ka në dorë fatin e vogëlushit.

Por kush është GENT GAZHELI, dhe si preku majat e diplomacisë roja i doganave?

Gazheli është ish-kryefinancieri i PS që dikur mbante peshën e madhe të financave të partisë. Sipas deklaratave të bëra shpesh nga opozita Gazheli njihet si person që në dogana, kolegët i kishin vënë nofkën “çorapja” ndërsa Berisha e cilësonte si “lavatriçja e parave të pista” kur Gazheli mbante postin e drejtorit të Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave.

Emri i tij madje ra edhe në sytë e mediave të huaja të cilat i dedikuan nje shkrim kur befas, në shkurt të 2016-ës, u emërua ambasador në Turqi.

“Nga roje dogane, ambasador në Turqi”, shkruanin mediat e huaja.

“Megjithatë, emërimi i fundit i Gent Gazhelit si ambasador në Turqi shërben si një dëshmi për shumë praktika korruptive të bëra në Shërbimin e Jashtëm Shqiptar. Gazheli është pasuruar shumë, duke arritur në miliona euro, gjatë shërbimit të tij si roje dogane në vende të ndryshme kufitare në Shqipëri”, shkruante ndër të tjera “ForeignPolicyNews”, referuar emërimeve të diplomacisë shqiptare.

Ishte pikërisht ky njeri që kishte në dorë fatin e Alvinit të vogël, publikimi i historisë së të cilit, në fakt i ka kushtuar jo pak.

Një lumë të sharash dhe mallkimesh nga njerëz edhe përtej kufijve të Shqipërisë janë derdhur në adresë të tij.

Në pak orë, Gent Gazheli është shndërruar në njeriun më antipatik dhe të urryer në rrjet ndërsa shumëkush po pret qoftë edhe një ndjesë për indiferencën çnjerëzore që ka treguar ndaj rastit të vogëlushit./ Newsbomb.al

LEXO EDHE: Historia e tmerrit në median italiane për vogëlushin shqiptar 11-vjeçar, shpërthen rrjeti kundër ambasadorit tonë në Turqi: Skandal!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074570178985596
array(1) { ["section"]=> string(179) "gent-gazheli-ambasadori-qe-u-perbuz-mbreme-ne-syte-e-gjithe-botes-kush-eshte-ish-kryefinancieri-i-ps-ne-maje-te-diplomacise-kishte-ne-dore-fatin-e-alvinit-te-vogel-historia-182591" }