Gent Hazizi shpërthen ndaj Ermal Mamaqit: Të montosh disa gjëra nuk do të thotë të bësh film, për mua s'je i suksesshëm

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:47 02-07-2020 Gent Hazizi shpërthen ndaj Ermal Mamaqit: Të montosh disa gjëra nuk do të thotë të bësh film, për mua s'je i suksesshëm Gent Hazizi - Ermal Mamaqi

Gent Hazizi duket se nuk ka duruar më, duke shpërthyer kundër atyre që bëjnë filma dhe e quajnë veten kineastë.

Ai mori si shembull Ermal Mamaqin, duke thënë se Ermali nuk mund të quhet kineast sepse monton disa gjëra, ndërsa është shprehur se për të kineastë janë Gjergj Xhuvani, Bujar Limani e të tjerë.

“Nëse Ermali është i sukseshëm bravo i qoftë…Të dëgjoj pse Gjergji nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vej dot në kandar këto gjëra. Po flasim për Gjergj Xhuvanin si autor. Nuk ka përçarje fare…Unë ia them publikisht, mund t’ja them edhe personalisht, e mira është që të mos fillojë të vetëquhet kineast. Unë nuk mund të quaj kineast atë, quaj Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Limanin etj. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film,”- tha Hazizi në studion e emisionit "ditë e re".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094320774078369
array(1) { ["section"]=> string(124) "gent-hazizi-shperthen-ndaj-ermal-mamaqit-te-montosh-disa-gjera-nuk-do-te-thote-te-besh-film-per-mua-s-je-i-suksesshem-212570" }